FIFA ka kujtuar sot me një minutë heshtje të gjithë anëtarët e shquar të komunitetit të futbollit që janë ndarë nga jeta në vitin e fundit, në periudhën mes Kongreseve të saj.
Sigurisht, mes tyre ishte edhe momenti i nderimit për Fadil Vokrrin. Në fjalën e hapjes të Kongresit të FIFA-s, presidenti Gianni Infantino, ka ftuar të pranishmit të nderonin me një minutë heshtje të gjithë ata që i ishin ndarë nga jeta në këtë vit, për të respektuar këto figura të rëndësishme të sportit.
Në ekranin gjigant në sallë u shfaqën me radhë fotot e këtyre personaliteteve të shquara, mes tyre edhe ajo e ish-presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Prishtinë pas një ataku kardiak.

Komente
