‘Një muaj me ndikime të forta planetare’, Parashikimi i horoskopit për muajin Maj nga astrologu Jorgo Pulla

Në emisionin e mëngjesit “Reze Dielli” në Report TV, astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Maj për 12 shenjat e zodiakut. Do të jetë një muaj me ndikimeve pozitive, ku duhet të tregohemi të kujdesshëm, çdo hap që bëjmë duhet ta shikojmë mirë dhe të shfrytëzojmë çdo mundësi që do të na jepet.

Më datën 1 maj kemi ndikimin e Diellit me Mërkurin në retrogradë, kjo do të thotë diskutime, promovime dhe projekte të reja. Duket se ndikimi më i madh do të jetë në fushën e komunikimit, edhe pse Mërkuri është në retrogradë na ndihmon që të mos bëjmë gabime apo të mos përsërim gabimet e së shkuarës. Shenja e Demit, Luanit, Akrepit dhe Ujorit të 10-të ditëshit të dytë do të kenë një ndikim mjaft pozitiv.

Më datën 4 maj kemi Afërditën në katërkëndësh me Binjakët dhe Neptunin tek Peshqit, kujdes në këtë datë. Mënyra sesi ndodhin gjërat janë ndryshe nga ajo që ëndërrohet apo dëshirohet. Realiteti është tjetër gjë, prandaj kujdes. Ky katërkëndësh ka të bëjë me paranë, ka të bëjë me pabesi dhe kujdes në dashuritë platonike. Shenjat më të vëmendshme në këtë drejtim duhet të jenë Binjakët, Virgjëresha, Shigjetari dhe Peshqit e lindur në 10-të ditëshin e tretë. Ndikimi i datës 4 maj zgjat deri më datë 13 maj, një gabim i vogël është shumë i madh për të ardhmen.

Më datë 5 maj, Afërdita në gjashtëkëndësh me Binjakët dhe Jupiteri në Dash sjell një ndikim pozitiv në njohje të reja, por dhe në fushën e punës dhe karrierës ku ju jepen mundësi të mëdha në vendimet që do të merrni. Është një ditë me mundësi në mbyllje problematikash dhe marrje vendimesh. 

Më datë 9 maj kemi Diellin në lidhje me Uranin që është në Dem, kjo do të thotë surpriza, gjëra të papritura në fushën ekonomike-financiare, por njëkohësisht provokime, tensione në punë dhe kujdes ju që keni të bëni me punë të rëndësishme. Kujdes duhet të kenë më shumë Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori që kanë ditëlindjen në 10-të ditëshin e parë dhe të dytë.

Më datë 12 maj, Mërkuri në retrogradë në Dem dhe një gjashtëkëndësh me Saturnin në Peshk do të thotë ndikime, favorizime dhe në çështjet e vjetra për të cilat doni të bëni një ndryshim, është momenti tani. Demi dhe Gaforrja janë më të favorizuar në këtë datë. Vëmendje duhet të kemi në blerje për të gjithë shenjat përgjatë këtij muaji. Ky muaj nuk fal gabime.

Më datë 15 maj kemi një trekëndësh që bën Gaforrja me Neptunin tek Peshqit, që do të thotë një ndikim shumë i madh në lidhje me punën, më ndyshime, me zbulime prapaskenash dhe kujdes në gjëra të paligjshme, ose nëse keni bërë një gabim pa dashje trokisni diku që mos bëhet e madhe, mos e lini problemin t'a zgjidhni të nesërmen, por veproni menjëherë. Kjo vlen shumë sidomos për Dashin, Binjakët dhe Ujorin e 10-të ditëshit të tretë.

Më datë 17 maj, kemi ndikim të Jupiterit në Dem dhe Plutoni në Ujor, ku për pasojë do kemi çështje të mëdha, problematika të ndryshme, shpërthime skandalesh, keqpërdorime mediatike dhe spekulime të ndryshme.

Në datë 18 maj kemi një gjashtëkëndësh që na jep mundësinë e relaksit, fillime të reja me shumë mundësi ku më shumë ndikim planetar ka Virgjëresha, Demi dhe Bricjapi.

Data 19 maj, duket se Mërkuri në Dem në gjashtëkëndësh me Saturnin tek Peshqit do të thotë organizime, rregullime, çështje pune e karriere, marrje vendimesh të rëndësishme dhe takime me rëndësi. Gaforrja, Luani dhe Virgjëresha janë më të ndikuarit.

Më datë 20 maj kemi Marsin në Luan në kundërshtim me Plutonin në Ujor që do të thotë kujdes, sidomos në çështjet e inatit apo hakmarrjes. Kujdes i shtuar duhet të tregohet si në datën 17 ashtu dhe në datën 20 maj. Shenjat që duhet të kenë shumë kujdes janë Luani, Ujori, Demi dhe Akrepi të 10-të ditëshit të parë ka të bëjë me ligjin, me punën, me karrierën, kini kudjes 3 ditë para, 3 ditë pas.

Më datë 21 maj Dielli bën një trekëndësh tek Binjakët dhe Plutoni në Ujor do të thotë mundësi, duket dritë në fund të tunelit për të 12 shenjat. Mbyllen disa çështje të mëdha apo problematika. Binjak, Gaforre, Luan dhe Peshk kanë një mundësi më të mirë nëse do të dinë t'a shfrytëzojnë siç duhet momentin.

Data 23 maj, në trekëndësh Marsi në Luan dhe Jupiteri në Dem, jep një mundësi për të zgjidhur problemin në çast. Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori kanë ndikim pozitiv në punë, vetëm kujdes mos rriskoni shumë në vendime pasi do rrezikoheni për të nesërmen, kujdes dhe në marrëdhëniet sentimenatle.

Më datë 26 kemi gjashtëkëndësh planetar me ngjarje të reja, të papritura si dhe një dashuri me shikim të parë. Ndikim më pozitiv kanë Demi, Gaforrja, Virgjëresha dhe Ujori ku ju jepet mundësia për të zgjidhur gjërat që dëshirojnë.

Më 28 maj në katërkëndësh Dielli në Binjak dhe Saturni në Peshk do të thotë një kompromis i detyruar, do të mbyllen njëherë e mirë problemet e vjetra dhe të shikoni mundësitë që ju jepen tani e tutje.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Maj 2023.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashit duket se është një muaj që jep mundësira me shumë rëndësi në kohën dhe momentin e duhur dhe ndryshime që ju do të keni në fushën e karrierës. Një takim që bëhet në javën e parë të këtij muaji, do të jetë shumë pozitiv duke bërë që të merrni vendime të rëndësishme në kohën e duhur. Eshtë një periudhë mjaft e mirë në lidhje me takimet që do të bëni, pikërisht vlera më e madhe është në fillimin e javës së parë të muajit që do ju japë mundësi për të zgjidhur gjërat ashtu siç doni ju. Eshtë koha dhe momenti tani, nuk ka vend për t'u shqetësuar. 10-të ditëshi i parë dhe i tretë ka ndikime shumë të mira në këtë periudhë. Mos e ktheni kokën pas. Në lidhje me një udhëtim të largët duket se është shumë i afërt dhe mund t'a realizoni pikërisht në këtë muaj. Ky muaj do të jetë i favorizuar për ju në fushën e dokumentacioneve. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Luan duken të favorizuara, ndërsa vëmendje me Bricjap të 10-të ditëshit të tretë.

Demi

Duket se pikërisht ky muaj është muaj me ndikime të mëdha, është muaji perfekt i cili ka të bëjë me punën, me takime, me projekte të mëdha, me mundësi shumë të mira. Baza juaj është komunikimi, e filloni muajin me çështje të mëdha karriere dhe pune. Do të zgjidhni probleme të mëdha përgjatë këtij muaji, do të zgjidhni probleme që keni patur në marrëdhënie me të tjerë. Të tre 10-të ditëshat kanë favorizime në biznes, ekonomi dhe çështje dokumentacioni. Ka ardhur momenti i plotësimit të dëshirave shpirtërore tuaja. Eshtë momenti juaj të përparoni, të hidhni hapin e rradhës të sigurtë në atë që doni të bëni, kjo ka të bëjë me punën, me karrierën dhe me takime. Eshtë një moment shumë pozitiv në anën ekonomike dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Dielli do të shkëlqejë në shenjën tuaj, është momenti juaj për stabilizim, koha më e përshtatshme dhe më e mirë është 15 ditëshi i dytë i muajit. Në fushën shpirtërore pak kujdes, një ndarje me Peshore mund të ketë mundësi rikuperimi.

Binjakët

Për Binjakët duket se ka një ndikim shumë të mirë i cili ka të bëjë me çështjet madhore duke qenë se kemi një gjashtëkëndësh, Afërdita me Jupiter në Dash, ku Afërdita është në shenjën tuaj. Ky ndikim shumë pozitiv ka të bëjë me karrierën. Një ndryshim i vogël sot, nesër është gjigand. Në fushën e punës dhe karrierës është momenti më i mirë i mundshëm për të arritur aty ku doni. Jeni me fat në ekonomi, do të keni ndikime shumë të mëdha. Ju jepet mundësia për të stabilizuar gjërat që doni të bëni duke arritur në sukses. Një moment pozitiv ka të bëjë dhe me vendimet që do të merrni tani e tutje. Koha ka treguar se ju realizoni gjithçka me punën tuaj dhe do të zgjidhni disa probleme nga e kaluara.  Është një kohë shumë e përshtashme, shumë gjëra do të arrijnë në finish në kohën dhe momentin e duhur, pasi do të dini të merrni vendime shumë pozitive. Në fushën shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Akrep duken të mbara, vëmendje me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të dytë.

Gaforrja

Për Gaforren duket se tani çdo gjë mund të ishte bërë më mirë,  por në fakt nuk keni asnjë gjë për t’u shqetësuar. Ju dini se ku doni të shkoni. Fokusi më i madh do të jetë ekonomia, 15 ditëshi i parë i muajit ju jep mundësinë e stabilizimit të ekonomisë dhe zgjidhjes së gjithçkaje që ju dëshironi. Kështu kjo është koha më e përshtatshme, një periudhë ku ndodhin fenomene dhe duket se ndikimet në shenjën tuaj janë favorite për të marrë vendime të rëndësishme në punë dhe karrierë si dhe për të bërë një takim shumë të rëndësishëm bashkëpunimi më Ujor dhe Akrep, të cilat janë shenja shumë të mira ortakërie. Eshtë koha dhe momenti i duhur i pozicionimit planetar për të arritur synimet tuaja. Ju dini t’i jepni mundësi dhe rëndësi gjërave të mëdha. Ndryshimet që do të keni përgjatë këtij muaji janë historike, të mëdha dhe vetëm pozitive. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujor dhe me Peshore të 10-të ditëshit të dytë vëmendje, mos nxitohen.

Luani

Luanët nuk mohojnë asgjë, por dhe nuk pranojnë gjithçka. Në emër të Luanit mund të bëhen shumë gjëra dhe nëse Luani e merr vesh nuk bërtet, nuk qorton, por me buzëqeshje të merr gjithçka. Ajo që Luani duhet të ketë kujdes përgjatë këtij muaji është momenti kur duhet të bëjë bisedime, pasi jo gjithmonë është koha e duhur për të zhvilluar bisedime, duhet të gjeni momentin e duhur. Kujdes në marrjen e vendimeve, studioni dhe planifikoni çdo situatë apo çdo takim, mos u nxitoni, pasi në këtë mënyrë ju nesër do të vlerësoheni për të gjithë mundin dhe përpjekjen tuaj. Koha më e përshtashme është 5-15 maj , 20-27 maj ku duhet të bëni lëvizjet e duhura që të arrini suksesin që ju pretendoni. Eshtë një moment i mirë, me mundësi në vendim marrje në punë, për ndyshime dhe është momenti për të arritur aty ku ju doni. Gjithashtu në fushën e biznesit do t’ju jepen shumë mundësi. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Akrep të 10-të ditëshit të tretë duken më të favorizuara.

Virgjëresha

Për Virgjëreshat duket se kjo periudhë vërtetë ka mundësi shumë të mira, jep mundësi që ndikojnë në favorizimin tuaj në fushën ekonomike-financiare. Edhe pse jeni në dilemë për disa gjëra të punës tuaj mos u shqetësoni, pasi ju keni lindur për karrierë. Koha ka treguar se jeni me shumë fat në anën ekonomike, nuk ka vend për t’u shqetësuar, pasi stabilizimi ekonomik dhe karriera është në rrugën e duhur. Kujdes të shtuar duhet të bëhet në fillimin e muajit, kryesisht në 10 ditëshin e parë të muajit. Më pas deri më 24 maj, Virgjëresha do të jetë më e favorizuar dhe duhet të dijë të bëjë lëvizjet e duhura. Eshtë një moment shumë i mirë për të bërë takime të rëndësishme. Një çështje ligjore do të zgjidhet përgjatë këtij muaji. Në fushën shpirtërore lidhjet me Gaforre dhe Ujor janë perfekt, kujdes me Peshk të 10-të ditëshit të dytë.

Peshorja

Duket se Peshorja ia lë pak gjërat rastësisë, do të kenë një ndryshim në vazhdimësinë e tyre në punë dhe karrierë. Keni pasur disa probleme të vogla të cilat tani mund të zgjidhen shumë lehtë. Nga data 1 deri 7 maj keni mundësi për të zgjidhur ndonjë problematikë të vogël dhe në 15 ditëshin e dytë është momenti më i mirë për nisma të reja për udhëtime si dhe për njohje të reja. Çdo gjë do të shkojë mbarë dhe do të jetë në favorin tuaj. Keni një ndikim të mirë planetar ku do të ndryshoni taktikë në veprimet tuaja, do të jeni më të matur në marrjen e vendimeve të rëndësishme. Keni mundësi për të zgjidhur çdo gjë që është në dorën tuaj, keni momentin më të mirë të mundshëm, lërini gjërat të rrjedhin vetë pa u sforcuar, pasi është një periudhë shumë e mirë. Në çështjet shpirtërore stabilizim me Bricjap, Dem të 10-të ditëshit të tretë dhe Shigjetar të 10-të ditëshit të parë.

Akrepi

Akrepët duket se kanë shumë mundësi pozitive sidomos ata që janë në fushën e mjekësisë, në fushën e artit dhe në role drejtuese ku janë shumë të ndikuar në aspektin e punës. Akrepi kurrë nuk ngelet pa punë, ai gjithnjë e ka një vend apo pozicion gati. Bini pas gjërave të rëndësishme, është një kohë shumë e mirë për të vepruar, ideale në takime, në vendime që do të merrni dhe pikërisht kjo kohë është koha juaj, është koha e mundësive të mëdha për ju. Shfrytëzojeni këtë moment, pasi është momenti më i mirë në karrierën tuaj. Është një moment frymëzues sidomos për ata që janë në role drejtuese ku do të shkëlqejnë me punën e tyre. Mos lini pas dore asnjë moment t’ju kalojë pa shfrytëzuar. Këndet planetare do t’ju japin avantazhe të mëdha për ndryshime dhe shumë mundësi, pasi janë Planetet ata që na udhëheqin. Koha e duhur për vendim marrje, një moment pozitiv në fushën ekonomike dhe në takime të rëndësishme. Në fushën shpirtërore kujdes me Ujor dhe Dem, për të palidhurit një njohje e re nuk përjashtohet.

Shigjetari

Shigjetari duket se është një shenjë e drejtpërsëdrejti. Ky muaj vërtetë ka mundësi në zgjidhje të konflikteve të vjetra dhe të problemeve apo ndryshimeve në lidhje me punën. Janë vendime të mëdha historike që do të merrni për karrierën tuaj. Duket se në këtë periudhë do të arrihet suksesi, pasi është momenti dhe prandaj nuk duhet të nxitoheni, duhet të jemi të përgatitur pasi diçka e madhe ekonomike po vjen për Shigjetarët. Do t’ju jepet mundësia në marrjen e vendimeve të rëndësishme, është momenti më i mirë, më ideali për nisma të reja në fushën e punës. Përgjatë këtij muaji do flitet shumë për punë të reja, është pikërisht kjo kohë që jep mundësi në karrierë, pasi ju jeni karrieristë kur doni diçka e arrini patjetër. Eshtë një periudhë e mbarë, ndaj nuk keni pse shqetësoheni për gjëra të vogla. Nga data 10-27 kujdes me paranë dhe blerjet. Në çështjet shpirtërore kujdes nga grindjet.

Bricjapi

Bëhuni gati përsa i përket punës tuaj aktuale për diçka shumë pozitive, 15 ditëshi i parë i muajit është më ideali, më i suksesshëm si për punën dhe karrierën tuaj. Eshtë një muaj i mbushur me udhëtime ky për ju. Në këtë muaj bëhen përllogaritjet e vitit për shenjën e Bricjapit. Ju jeni llogaritarë të shkëlqyer, kujdes duhet te ecni pak me këmbë në tokë, koha ecën shpejt nuk pret, kujdes mos gaboni. E rëndësishme është të jeni të vëmendshëm dhe të ecni përpara të merrni vendimet e duhura duke qenë sa më të matur. Lidhjet e largëta duhet t’i shikoni me 'lupë', kujdes. Në anën ekonomike financiare do të arrihet ajo që ju prisni. Eshtë momenti i zgjidhjeve të çdo problematike qoftë dokumentacioni, qoftë në pune apo qoftë familjare. Në çështjet shpirtërore duhet të mendoheni mirë, kujdes nga një rikthim i së shkuarës. Favorite duken lidhjet me Dash, Akrep dhe Shigjetar.

Ujori

Për Ujorët vetë, mund të duket sikur po kalojnë një periudhë të vështirë, por nuk do të jetë aq problematike në fakt. Ujorët kanë gurin dhe arrën në dorë, ata janë ndikues shumë të fortë në vendimet e tyre dhe të tjerëve. Do të keni ndyshime të cilat do të jenë pozitive, nuk ka pse shqetësoheni. Kujdes në vendime që do të merrni, është periudhë e mirë për takime ekonomike, të cilat do të rezultojnë pozitive për ju. Koha më e përshtatshme duket se është nga data 1 deri më 7 maj, nga data 10-16 maj dhe 23-30 Maj.  Është një periudhë e mirë për të stabilizuar çështjet ekonomike financiare dhe për vendimet që do të merrni. Keni mundësi për të stabilizuar ekonominë tuaj dhe për të mbyllur çështje dokumentacioni. Në fushën shpirtërore me Peshore, Binjak dhe Luan të 10-të ditëshit të parë keni mundësi të mira stabilizimi.

Peshqit

Për Peshqit duket se tani ka ardhur koha dhe momenti i zhvillimeve dhe i ndyshimeve. Meqënëse Saturni në shenjën tuaj do të qëndrojë për gati 2 vjet, do të ndikojë shumë duke qenë se është mësuesi i Universit dhe do ndihmojë që ju të shenjës së Peshqëve të mbyllni shumë debate dhe probleme. Eshtë një kohë që ju jep mundësi në atë që doni të stabilizoni. Është momenti për të zgjidhur çdo çështje të pazgjidhur më parë. Nëse doni të bëni diçka por nuk ia dilni, mos u shqetësoni pasi kjo do të thotë se nuk ka ardhur ende momenti i duhur.  Koha më e përshtatshme nëse doni të nisni diçka të re është fillimi i muajit, me një ndikim shumë të mirë në anën ekonomike, në komunikim, në udhëtime. Duhet të dini të merrni vendimin e duhur në kohën e duhur, kjo është më e rëndësishmja. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Binjak janë të mbara, vëmendje me Gaforre.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja