Ka mbetur fiks edhe një muaj deri në momentin kur në Tiranë të luhet finalja e kompeticionit Conference League, që mbahet për herë të parë këtë sezon.
Prej më shumë se një muaj në ‘Air Albania’ kanë nisur përgatitjet për të pritur këtë finale që do luhet mes Roma-Leicester dhe Feynord-Marseille, ndërsa është njoftuar procedura sesi tifozët shqiptarë mund të sigurojnë biletë.
Përveç biletave të rezervuara për tifozët e dy ekipeve finaliste, UEFA do të nxjerrë në shitje edhe një numër të caktuar biletash për të gjithë të apasionuarit e futbollit që duan të ndjekin këtë finale. Kushdo që dëshiron të jetë në stadium duhet të regjistrohet në linkun https://europaconferenceleague-sales.tickets.uefa.com/ dhe të krijojnë një llogari personale.
Sipas informacionit zyrtar të UEFA-s pritet që shitja e biletave të nisë në ditët në vazhdim. Pas krijimit të llogarisë në faqen zyrtare, personat e përzgjedhur nga UEFA do të njoftohen për hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekin në mënyrë që të pajisen me biletat e finales.