Një muaj nga mbyllja e Bibliotekës, Qirjazi: Të merren masa për hapjen e saj dhe të digjitalizohen materialet

Të gjitha vendet në botë u kushtojnë vëmendje të veçantë bibliotekave, sepse aty qëndron kujtesa e kombit edhe e njerëzimit. Ndërsa, brenda një viti në Bibliotekën tonë Kombëtare kanë ndodhur dy ngjarje jo të zakonshme. Nga zjarri edhe përmbytjet janë dëmtuar 15 mijë materiale, libra dhe jo vetëm. Por, ky dëmtim nuk mjaftoi! Dyert e këtij institucioni janë mbyllur për studiuesit dhe lexuesit. Profesor Perikli Qirjazi ka gjetur si zgjidhje provizore frekuentimin e Bibliotekës së Akademisë së Shkencave, por ai ndalet tek dëmi që u është krijuar studiueseve për shkak të kësaj gjendjeje .

 Dihet roli i Bibliotekave, prandaj në të gjithë vendet e botës i kushtohen vëmendje e veçantë. Padyshim që duke u mbyllur ka krijuar probleme për lexuesit e thjeshtë edhe aq më shumë për studiuesit. Ne e kishim si vendin tonë ku mblidheshim edhe diskutonim, por edhe merrnim materialet që na duheshin për punën tonë. Nuk është normale prandaj duhet që sa më shpejt që të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Perikli Qirjazi, studiues

Zgjedhja që ka gjetur në këtë mungesë është frekuentimi i Bibliotekës së Akademisë së Shkencave, por a është i mjaftueshëm informacioni që gjen në të?

 Edhe Akademia e Shkencave ka një bibliotekë mjaft të pasur. Në mënyrë të veçantë aty gjenden botimet jo të pakta, që ka bërë akademia veçmas edhe sidomos në bashkëpunim me institutet. Por materialet që ka biblioteka kombëtare janë më të shumta. Ne duhet që të rrimë patjetër tani tek biblioteka e Akademisë, se na u mbyll Biblioteka Kombëtare.

Perikli Qirjazi, studiues

 

Kjo situatë nuk është normale, aq më tepër që dy ngjarje jo të zakonshme kanë ndodhur brenda një viti në Bibliotekë, për shkaqet e tyre duhet që të japin përgjigje organet kompetente hetuesia edhe prokuroria, duhet të japin përgjigjen e tyre. Ne duam që ky problem të zgjidhet sa më parë, që ne të na krijohen ato kushte që kemi pasur që të vazhdojmë punën tonë.

Perikli Qirjazi, studiues

Qysh kur kam qenë studentë edhe më pas Bibliotekën Kombëtare e kam pasur, si shtëpi të dytë. Atje kam punuar vazhdimisht me orë të zgjatura derisa të mbyllej biblioteka. Edhe para viteve 90 kjo bibliotekë ka funksionuar mjaftë mirë. Ata që ishin anëtarë ishin më të diferencuar. Por materialet albanologjike, që ishin të rralla duhet që të punojë në sallë.  Pas viteve 90 situata u stabilizua . 

Perikli Qirjazi, studiues

Profesori mendon se një Bibliotekë e re i shërben shoqërisë në çdo kohë

 Bibliotekat janë gjithmonë të mirëpritura nga opinioni i përgjithshëm, por edhe nga studiuesit në mënyrë të veçantë. Për mendimin tim duhet ndërtimi i një biblioteke kombëtare siç e ka bota, duhet që të digjitalizohen materialet, sepse ne punojmë me skedarë të viteve ’90, ose të viteve 80. Një bibliotekë e re, me ambiente komode,që mos të jetë siç është tani, magazinë libri, por studiuesi të shkojë në rafte edhe të kap me dorë materialet, ashtu siç i ka e gjithë bota. Prandaj edhe ne duhet që të vijmë drejt kësaj, që biblioteka të jetë e shpejtë në shërbim edhe të jetë një vend pune. Heqja e vendit të punës është një pengesë jo e thjeshtë. Nëse lexuesit nuk kanë ku të marrin këto materiale, kjo është një pengesë në përdorimin e librave. Libri është i pazëvendësueshëm.

Perikli Qirjazi, studiues

Profesor Perikli Qirjazi sapo ka botuar librin “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë” dhe po punon për “Gjeografinë Fizikë të Shqipërisë”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë

PD: Qeveria i jep 20 mln euro AlbControl për ta mbajtur në këmbë, Becchetti u zbrazi llogaritë