Si po shkojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së djalit tuaj?
Hetimet po shkojnë shumë keq. Kam shumë përgjigje pa marrë për vrasjen e djalit tim. Nuk e di akoma se përse ma vranë në atë mënyrë dhe kush e vrau. Policia nuk më ka thënë asnjë pistë hetimi. Motivet e vrasjes së Mondit askush nuk është në gjendje që të mi shpjegojë.
Po çfarë ju ka thënë policia?
Policia më ka marrë disa herë në komisariat dhe më kanë bërë pyetje, por unë nuk u kam thënë gjë sepse nuk e kam idenë se përse ma vranë tim bir. Nëse do të dija ndonjë gjë unë do ta kisha treguar. Ata më bëjnë shumë pyetje, por nuk më japin asnjë sqarim në lidhje më vrasjen e Mondit.
Përse mendoni se po ndodh kjo vonesë?
Unë mendoj se këto vonesa për zbardhjen e vrasjes së Mondit vijnë pasi grupi i cili po heton krimin, këtë periudhë mund të jetë me pushime. Do të pres deri në vjeshtë, pastaj do kërkoj llogari, për gjetjen e autorëve dhe arsyen e vrasjes së tim biri.
Ju, ku dyshoni?
Unë nuk di asgjë. Nuk
Unë nuk di asgjë. Nuk
e kam idenë se përse ma vranë tim bir. Nëse do të dija, do thoja gjithçka në polici, kur më kanë pyetur. Unë di vetëm që djali im ishte i pa
fajshëm dhe gjatë gjithë jetës së tij ka punuar me ndershmëri, në institucionet më të larta shtetërore. Mondi nuk ishte nga ata persona që merrej me punë të pista. Gjithmonë ka punuar me ndershmëri.
Çfarë kërkoni?
Unë kërkoj nga policia zbardhjen e vrasjes së tim biri dhe dua të di arsyen se përse ma vranë Mondin. Djali im ka qenë një person mjaft i respektuar dhe nuk ka pasur asnjëherë konflikte me persona të tjerë. Nëse ai do të ishte përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal, unë do e kisha vrarë me duart e mia

dhe nuk do e kërkoja me ngulm të vërtetën dhe as autorët e krimit.
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.09.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)