Një muaj pas lindjes! Meghan Markle lë pa fjalë me daljen e saj në publik (FOTO)

Një muaj pas lindjes! Meghan Markle lë pa fjalë me daljen e saj në publik (FOTO)

Meghan Markle ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe që prej asaj dite është shfaqur në publik vetëm dy herë. Hera e parë kur prezantoi vogëlushin me publikun dhe e dyta në festimet e organizuara për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Tani ka kaluar më shumë se 1 muaj që nga lindja dhe dukesha duket se i është rikthyer linjave të saj shumë shpejt. Ajo e shoqëruar nga Princ Harry  ka qenë e pranishme në stadiumin e Londrës në mbështetje të Invictus Games (një event sportiv i krijuar nga Princi Harry).

Meghan u shfaq e veshur me një fustan të zi me mëngë të shkurtra dhe me një rrip në mes që i theksonte belin. Mëmësia është paksa e lodhshme dhe Meghan ia ka kursyer vetes takat dhe në vend të tyre ka zgjedhur një palë balerina të zeza me majë.

Çifti mbretëror ka marrë edhe një dhuratë të këndshme nga lojëtarët që ishte një fanëllë me emrin e Archie-t.

 

1/3
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin

VIDEO/ Gol dhe asist, Mirlind Daku mund 'i vetëm' Zenitin