Meghan Markle ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë dhe që prej asaj dite është shfaqur në publik vetëm dy herë. Hera e parë kur prezantoi vogëlushin me publikun dhe e dyta në festimet e organizuara për ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth.
Tani ka kaluar më shumë se 1 muaj që nga lindja dhe dukesha duket se i është rikthyer linjave të saj shumë shpejt. Ajo e shoqëruar nga Princ Harry ka qenë e pranishme në stadiumin e Londrës në mbështetje të Invictus Games (një event sportiv i krijuar nga Princi Harry).
Meghan u shfaq e veshur me një fustan të zi me mëngë të shkurtra dhe me një rrip në mes që i theksonte belin. Mëmësia është paksa e lodhshme dhe Meghan ia ka kursyer vetes takat dhe në vend të tyre ka zgjedhur një palë balerina të zeza me majë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Çifti mbretëror ka marrë edhe një dhuratë të këndshme nga lojëtarët që ishte një fanëllë me emrin e Archie-t.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)