Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj nga shpërthimi tragjik i Bejrutit, në kryeqytetin libanez duket se ka ndodhur mrekullia…
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënojat e një ndërtese në Beirut, pasi aparaturat e tyre zbuluan një tingull që i ngjan rrahjeve të zemrës, duke shpresuar për të gjetur të mbijetuar.
Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja sinjali pulsues u zbulua të enjten poshtë rrënojave të një ndërtese që u shemb gjatë shpërthimit tragjik në portin e Bejrutit.
Ndërkohë ekipi i shpëtimit nga Kili po punon në ndërtesën e shembur pasi raportet e pakonfirmuara lokale thonë se ata kanë zbuluar mundësinë që dikush të jetë gjallë. Një qen nga ekipi kilian i kërkim-shpëtimit zbuloi fillimisht diçka, ndërsa ekipi po kalonte nëpër një rrugë në një nga zonat më të shkatërruara.
Ata përdorën pajisjet e zbulimit të audios për sinjale ose rrahje zemre, dhe zbuloi se mund të ishte një impuls prej 18 deri në 19 rrahje në minutë. Origjina e sinjalit pulsues nuk dihej megjithatë kjo ka bërë që të nisnin kërkimet që ngjallën shpresë.
Sipas ekspertëve thuhet se është shumë e vështirë për të mbijetuar të gjenden një muaj pas shpërthimit, por një vullnetar kilian, tha se pajisjet e tyre zbuluan shenjë të një njeriu.
Francesco Lermonda, një punëtor që po ndihmon në kërkime tha se është e rrallë, por jo e padëgjuar, që dikush të jetë gjallë edhe pas një muaji nën rrënoja
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
62.3%
-
E gabuar
30.5%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2851
Lajme të tjera
-
Shpërthim me bombë në një gjykatë në Podgoricë, një i vdekur dhe 5 të plagosur
3 Mars, 12:18
-
Alba Malltezi: Vetëgjyqësi dhe heshtja shurdhuese pas shpërthimit të Sarandës!
13 Shkurt, 10:39
-
Shpërthim i fuqishëm në një lokal në Turqi, shkak rrjedhja e gazit! 7 viktima, 5 të plagosur
30 Dhjetor 2022, 16:41
-
Shpërthim me tritol para banesës së një polici në Shkodër, dëmtohet makina e tij! Dyshohet se iu vu lëndë plasëse për shkak të detyrës (VIDEO)
30 Dhjetor 2022, 10:51
-
Tiranë/ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një dyqani te Komuna e Parisit! Shkak dyshohet konfliktet e pronarit
12 Dhjetor 2022, 10:33
-
'Pako e dyshimtë para ambasadës ruse në SHBA', forca të shumta rrethojnë ndërtesën
2 Dhjetor 2022, 09:28
-
Bullgaria akuzon 5 persona për sulmin në Stamboll, Turqia bombardime në Siri
21 Nëntor 2022, 11:52
-
Sulmi terrorist në Stamboll/ Pas takimit me Biden, reagon Erdogan: Falenderoj Greqinë dhe SHBA-në për mbështetjen
15 Nëntor 2022, 13:32
-
Sulmi terrorist në Stamboll, reagojnë dy organizatat terroriste: Nuk kemi lidhje me ngjarjen
14 Nëntor 2022, 17:22
-
Sulmi terrorist në Stamboll, Athina i përgjigjet Turqisë: Nuk do të pranonim kurrë terroristë!
14 Nëntor 2022, 14:44
-
Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia refuzon ngushëllimin e SHBA-së: Nuk e pranojmë
14 Nëntor 2022, 11:38
-
Sulmi terrorist në Stamboll, Turqia akuzon kurdët! Arrestohet gruaja që vuri bombën! Shkaktoi 6 viktima dhe 81 të plagosur, 2 në gjendje kritike
14 Nëntor 2022, 08:22