Meta po u jep përdoruesve mundësinë të ndryshojnë komentet që lënë në postime në Instagram, por vetëm brenda një afati prej 15 minutash pasi ato publikohen.

Ky opsion është i ngjashëm me mënyrën si aplikacioni trajton redaktimin e mesazheve, i cili u shtua fillimisht në vitin 2024, 11 vite pasi prezantimit të mesazheve në Instagram në vitin 2013.

Përdoruesit mund të ndryshojnë vetëm komentet që kanë postuar nga llogaria e tyre dhe procesi është i thjeshtë: mjafton të klikoni te fjala “Edit” poshtë komentit për të hapur një kuti teksti ku mund ta ndryshoni, riformuloni ose përmirësoni atë që keni shkruar, dhe më pas të shtypni shenjën blu për ta ruajtur.

Sipas Meta, komentet mund të ndryshohen sa herë të dëshironi brenda këtij afati 15-minutësh.