Një mundësi për të rinjtë/ 5 adoleshentet ndërmarrin nismën e veçantë në ndihmë të bashkëmoshatarëve të tyre

TIRANË- Të rinjtë po hasen me probleme të ndryshme në shoqërinë shqiptare e një ndër to është edhe socializimi me bashkëmoshatarët e tyre. Një problem që duket se është zmadhur më shumë edhe për shkak të pandemisë. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ 5 vajza adoleshente folën për nismën e tyre të veçantë e cila do të ndihmojë shumë të rinj që të krijojnë shoqëri dhe të kalojnë kohën e lirë në mënyrë produktive.

“Ne jemi afërsisht në të njëjtën moshë dhe kemi vënë re se kudo që shkojmë në jetën e përditshme është shumë e vështirë për moshatarët tanë të socializohen me njëri-tjetrin. Prandaj ne donim të krijonim një platformë për të gjithë këta të rinj  që jo vetëm të marrin pjesë në aktivitete dhe klube të ndryshme por edhe të kalojnë kohë me njëri-tjterin por pse jo dhe të bëjnë miq të rinj” tha Kaltrin zalla, një ndër iniciatoret e këtij  projekti për të rinjtë.

Por cila është platforma që këto vajza kanë zgjedhur për të zhvilluar më tej nismën e tyre:

“Platforma bazë që ne kemi zgjedhur është Instagrami duke qenë se pjesa më e madhe e  të rinjve, moshatarëve tanë përdorin Instagramin. Do të jetë me e lehtë për ne që të kemi mundësi që të lidhemi dhe t’i informojmë mbi aktivitetet që do të bëjmë. Përveç kësaj do të kemi edhe ëebsite-in që të kemi një ndihmë më shumë për informimin e tyre” thanë ato.

Vajzat treguan dhe aktivitetet dhe klubet që kanë vendosur të përdorin për të kaluar kohë me njëri-tjetrin:

“Ne kemi planifikuar të ofrojmë aktivitete nga më të ndryshmet duke filluar nga aktivitetet sportive, ekologjike, edukative dhe do të ofrojmë dhe klube të ndryshme siç janë klubi i debatit, i leximit në mënyrë që çdo adoleshent ta gjej veten në të paktën në një nga aktivitetet që organizojmë ne” u shprehen ato.

Antarësimi do të përfshijë grupmoshën nga 15 deri në 19 vjeç dhe do ti jap mundësi të rinjve që të marrin pjesa në aktivitet e ndryshme të realizuara nga "Mixie,The Social Hub”.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Zelensky: Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë Trump

Zelensky: Askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë Trump