GREQI- Një natë mes zjarrit dhe tmerrit kanë përjetuar banorët e Korithians në Greqi.
Zjarri “shpërtheu” rreth orës 10 dhe për shkak të erës ai po përhapet me shpejtësi, duke bërë që njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre dhe t’i drejtohen Athinës për shpëtim.
Sipas mediave greke, autoritetet urdhëruan evakuimin e gjashtë fshatrave dhe dy manastireve në malet Gerania si një masë paraprake, për parandalimin e pasojave të flakës.
Fatmirësisht asnjë jetë njerëzore nuk është humbur por dëmet materiale kanë qenë të shumta.
Sipas ekspertëve situata është kritike edhe për shkak të faktit që vendi është tepër i pyllëzuar.