Një nga më të lavdishmit të Formula 1, Vettel njofton dorëheqjen në fund të sezonit

Një nga më të lavdishmit të Formula 1, Vettel njofton dorëheqjen në fund të sezonit

Piloti gjerman Sebastian Vettel

Piloti i Formula 1 Sebastian Vettel ka njoftuar se në fund të këtij sezoni do tërhiqet nga sporti i automobilizmit.

35-vjeçari që këtë sezon është pjesë e skuderisë Aston Martin është një nga pilotët më të suksesshëm, pasi ka fituar në katër raste Botërorin e Formula 1. Të gjitha radhazi nga viti 2010 deri në 2013.Periudhën më të lavdishme Vettel e pati me Redbull, ndërsa në karrierën e tij garoi për disa sezone edhe me Ferrari-n, pasi u identifikua si pasardhësi i Schumacher, por me italianët gjermani nuk arriti të linte gjurmë.

Në karrierën e tij Vettel ka fituar në 53 gara të ndryshme, ndërsa është ngjitur 122 herë në podium.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re

Paradite futbollit, pasdite trajner! Granit Xhaka nis detyrën e re