Shkurti është muaji më i ngarkuar për Dhimo Kason, bariun që la Greqinë për fshatin Mësiçkë të Ersekës. Prej 15 vitesh ruan traditën e mbarështimit të të imtave. Mbajtja e 300 krerëve bagëti ka shpenzime të shumta.
"Jam gati gjysmë ore larg nga fshati, në mes të malit. Vij në mëngjes tek stallat, filloj duke i hedhur tagjinë dhenve. Sivjet nuk ka bërë dimër, ka qenë kohë e mirë, me përjashtim të disa ditëve në janar.
Këto duan të hanë. Po të jetë kohë e mirë, nuk ke shumë shpenzime, po ra borë kanë shumë shpenzime. Makina vetëm kur është kohë e mirë vete, rruga është shumë e ligë. Po të bjerë shi, ngarkoj hajvanët me bar, i sjell si në mesjetë. Vete 100 e ca mijë lekë shpenzim ditor", shprehet Dhimo.
Jeta e mundimshme, mungesa e kohës së lirë dhe shpenzimet po e vënë në pikëpyetje për ta vazhduar punën e bariut.
"Po nuk i përballova dot, do i shes. Nuk kam kohë të lirë fare. Kam qejf dhe unë të vete në plazh si të tjerët me familjen, por nuk i lë dot, nuk kam me kë t'i lë. Nuk rri dot pushim, jam mësuar me to, më duket sikur po më thërrasin", tregon ai.
Dikur një ndër aktivitetet kryesore të ekonomisë, sot blegtoria po shuhet si sektor. Vështirë të gjesh punëtor nga ana tjetër mungon interesi i të rinjve.
“Babi është marrë me bagëti që në kooperativë. E kam ndihmuar dhe m'u fut në gjak ndaj erdha të bëj prap bagëti. Të rinjtë nuk e kanë me qejf, ndoshta dhe brezi jonë do i mbajë. Po vjen drejt tkurrjes çdo gjë. Nuk mund t'i thuash merruni me blegtori se është diçka me leverdi. Shihet pak dhe me përbuzje dhe përulje puna e bariut. Nuk vjen njeri. Deri në 400 mijë u kam dhënë në kohën që jepnin 200 mijë dhe nuk vjen njeri. Mbase u duket pak, por nuk më leverdis të paguaj më shumë se falimentoj”, thotë mes të tjerash.
Emisionin Një nga ne mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00, në ekranin e Report Tv.
G.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
74%
-
Pak
20.1%
-
Nuk kam mendim
5.9%
Vota total: 1010
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës betonizon Drilonin e Tushemishtin! Këshilltari bashkiak i Pogradecit: Stop kullave 12-katëshe të ‘Kontakt’, UNESCO ka ndaluar ndërtimet
25 Mars, 16:20
-
Gazetari Ilir Konomi: Mbyllja e Zërit të Amerikës, e trishtueshme por Trump ka mandat për të bërë reforma
25 Mars, 16:08
-
Bektashinjtë festojnë sot nisjen e pranverës, baba Mondi uron nga teqeja e Turanit në Korçë: Zoti na dhëntë dashuri e jo luftë
25 Mars, 16:07
-
Mesha e parë e Kryepeshkopit Joan për besimtarët që u shërbeu 27 vite: Ne sot jetojmë në një errësirë shpirtërore, na duhet besim (VIDEO)
23 Mars, 11:22
-
Mesha e parë e Joani Pelushit si Kryepeshkop i Kishës Ortodokse! E mban në Korçë, aty ku besimtarëve i shërbeu për 27 vite
23 Mars, 10:09
-
Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
22 Mars, 18:36
-
Operacioni kundër lojërave të fatit në Korçë/ Policia jep detaje: 10 të arrestuar, 3 prej tyre pronarë lokalesh! Ja çfarë u sekuestrua (EMRAT)
22 Mars, 10:53
-
Korçë/ Policia aksion kundër lojërave të fatit, kontrolle të shumta në lokalet e qytetit, dhjetëra të shoqëruar
21 Mars, 21:59
-
Korçë/ Romët në protestë për lirimin e Dritsonit, bashkëjetoi me të miturën, i riu rrezikon 25 vite burg! Shtyhet seanca paraprake
20 Mars, 12:02
-
Korçë/ Zjarri rrafshon stallën dhe shkrumbon të gjallë 35 derra! Fermeri: Mund të jetë edhe i qëllimshëm, dëmi rreth 90 mijë euro! Investova gjithçka, pres ndihmë nga Bashkia (VIDEO)
20 Mars, 10:15
-
E para që guxoi me muralet, Fabjola Bramo rrëfen sfidat në 'Një nga Ne': Punë e vështirë për vajzat, me orë të zgjatura mbi shkallë
19 Mars, 20:23
-
Bora zuri pemët në lulëzim, agronomi këshillon fermerët në Korçë: T’u bëjmë ballë ngricave me zjarre
19 Mars, 17:11
ctu desh qe le greqine, ishe rehat e bukur
Përgjigju