Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Kur mori vendimin për t’u tranferuar dy vite më parë në Shtëpinë e të Moshuarve, nuk e kishte menduar se do të përshtatej aq lehtë. Dikur inxhinier me profesion, tashmë Elmaz Sinojmeri po shijon periudhën si pensionist.

“Pse u mbylle atje?”- më thanë shokët. U mendova, i peshova gjërat dhe thashë me vete më mirë në shtëpi të moshuarish sepse asistenca është 24 orë. Më doli më mirë seç e prisja”, tregon 67 vjeçari për emisionin “Një nga ne” në Report Tv.

Pas divorcit me bashkëshorten, jetoi 16 vite vetëm në Tiranë. Largimi i vajzës drejt Prishtinës ia bëri më të vështirë qëndrimin në shtëpi.

“Vajza gjeti punë në Prishtinë edhe unë ngela vetëm. Motrat më punësuan një grua që më ndihmonte, por nuk isha i kënaqur dhe më sugjeruan Shtëpitë e të Moshuarve. Unë erdha këtu dhe më pëlqeu. Po të më thonë të iki vetëm në shtëpi nuk pranoj.”

Shpresat se do të bashkohen një ditë nuk i ka humbur. Qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm përmes telefonit.

 “ Po të më shërbejë goca, të më ndihmojë edhe mundet të rri në shtëpi. Çdo muaj ajo vjen, dalim, kalojmë ditën, hamë drekën bashkë. Shtëpinë e kemi, po erdhi këtu do bashkohemi se kemi marrëdhënie të mirë. Flas në telefon me motrat, me vajzën. Edhe vogëlsirat se çfarë bëj unë i dinë”, shprehet i moshuari.

Shtëpitë e të Moshuarve shihen me paragjykim nga shoqëria, por janë një domosdoshmëri për këdo që ka nevojë për miqësi, kujdes shëndetësor ose aktivitete për të mbushur boshllëkun që ta krijon periudha pas pensionit.

“Prej 15 vitesh unë vuaj nga diabeti, kurohem me insulinë. Këtu kam asistencë mjekësore dhe shoqëri nga mëngjesi deri në darkë. Një pjesë të kohës e kalojmë duke luajtur domino, shikojmë televizor. Ka ardhur koha që janë shtuar shumë azilet që merren me trajtimin e moshës së tretë. Po ku t’i mbajnë? Duhet të lënë punën që t’i mbajnë. Po të lësh punën, ke marrë fund! Ajo është burimi i të ardhurave. Për kushtet që kam unë, azili është zgjidhja optimale”.

Atmosfera e festave ka mbërritur edhe në Shtëpinë e të Moshuarve. Krishtlindjet e gjejnë nën shoqërinë e miqve të rinj ndërsa ka planifikuar Vitin e Ri pranë familjes.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfons: 26/12/2024 11:07

    Mosha eshte e re. Ai vuan nga diabeti. Ne asil eshte pershtatur. I uroj gjithe te mirat.

    Përgjigju
  • Iris: 26/12/2024 03:09

    67 vjec e quani /te moshuar/ dhe jetoka ne azil! Ketu tek ne, 67 vjec quhesh akoma ne moshe pune dhe mosha ligjore per daljen ne pension po rritet perhere.Kur te arrijme moshen e ketij zoterise qe eshte tani,kushedi sa do t'a kene ngritur moshen per pension deri atehere,na bie te dalim ne pension aty tek te 75-80-at a me teper.Eshte kapitalizem ketej o vella!

    Përgjigju
    • Tunxh o bir: 26/12/2024 11:44

      Moshe vjeter,65 vjec,,,jam 55 e bej dy Pune 12 ore ne dite,,me duhen edhe 15 vjet per te mbushur moshe,,beso se deri sa te me vij mosha mua,,i Kan ngritur edhe nja 45 vjete te tjera,keshtu jam 75 vjec ne pension,,aty Ka njerez QE i kan thon Unes il pirdhu qe 45 vjec,,ushqehen ne shpatullat e femijeve emigrante,

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale