Një nga trashëgimit më të rëndësishme, Mbreti Charles III fokusohet në Komonuelth, takon përfaqësuesit e 14 vendeve në Pallatin Buckingham

Një nga trashëgimit më të rëndësishme, Mbreti Charles III fokusohet në Komonuelth, takon përfaqësuesit e 14 vendeve në Pallatin Buckingham

Mbreti Charles III  kaloi ditën e dytë në Londër, një ditë e dedikuar e gjitha për Komonuelthin. Një shans për Mbretin e ri për të treguar angazhimin e tij ndaj një komponenti thelbësor të trashëgimisë së nënës së tij.

Në Pallatin Buckingham, Mbreti Charles III takoi Sekretarët e Përgjithshëm, si dhe Komisionerët e Lartë nga 14 vendet e Komonuelthit që ende e konsiderojnë monarkun si kreun e shtetit të tyre, përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re.

Mbreti i ri e di se do të ketë momente gjatë mbretërimit të tij kur anëtarët e Komonuelthi mund të vendosin ose jo që të ndërpresin lidhjet e tyre me monarkinë dhe të deklarohen republikë, si rasti i Barbados vitin e kaluar.

Xhamajka dhe Antigua dhe Barbuda mund të jenë ndër të parët. Por, Komonuelthi mbetet një familje e madhe kombesh, e cila ende tërheq anëtarë të rinj. Gaboni dhe Togo u bashkuan vetëm këtë verë.


Lajmi kryesor:

Funerali i Mbretëreshës mbahet më 19 shtator, mijëra njerëz në zi! Pas 6 orësh rrugëtim, trupi i monarkes mbërrin në Pallatin Mbretëror në Edinburg


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër