Skeletet e dy trupave të gjetur mesditën e djeshme në vendin e quajtur ”Rroga e Kërmës”, në fshatin Mejdan të Tropojës, janë nisur nga policia e Kukësit drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Lajmi u bë i ditur për Report TV, nga burime të Policisë së Kukësit që thanë pritet që të kryhen ekzaminime më të hollësishme me qëllim identifikimin e trupave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes së tyre.

Trupi që besohet se i përket burrit, është ai i Agim Madanit. Ndërsa skeleti që besohet se i përket një femre e cila ende nuk dihet cila eshte.

Burime të Shqiptarja.com bëjnë të ditur se, dje sapo janë gjetur trupat e pajetë janë thirrur disa nga familjarët e Agim Madanit, pasi në rrobat e gjetura kishte dy fotografi dhe pasi janë pyetur familjarët (dy motrat dhe vajza), rezulton se fotot janë të djemve të Madanit.
 
Madani sipas burimeve të policisë Madani ishte person i shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet dy vite të shkuara ka vrarë me armë zjarri një shok të tij, me të cilin dyshohet se kanë kryer grabitje të ndryshme në Tropojë dhe Gjakovë.

Po ashtu burimet e policisë thonë se Madani ka qenë në kërkim edhe nga autoritetet policore kosovare të cilët e kishin idententifikuar si autor të grabitjeve dhe vjedhjeve të ndryshme me dhunë në Gjakovë.

Trupat e dy personave u gjetën mesditën e të dielës nga një bari në fshatin Mejdan të Tropojës.

Ky i fundit njoftoi policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, për të nisur hetimet.

Nga kqyrja e kryer në vendin e ngjarjes, është vënë re se personat kanë qenë të veshur me veshje sportive.
 
Aty pranë policia, gjeti edhe dy dyshekë sfungjeri dhe po ashtu edhe mjete të ndryshme gatimi.

agim madani
Agim Madani


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)