Gjithmonë të përfolur në media vëllezërit Xhaka sidomos për zgjedhjen e veçantë që kanë bërë në zgjedhjen e kombëtareve  me të cilët luajnë. Taulanti, djali i madh i familjes Xhaka, që luan prej vitesh me skuadrën e Bazelit në Zvicër ka zgjedhur kombëtaren Shqiptare, djali  i dytë i familjes Granit i cili është mesfushor i Arsenalit, luan për kombëtaren e Zvicrës, ndërsa i vogli i familjes Agoni ka zgjedhur përfaqësuesen e Kosovës.

Një lajm që po bën xhiron e rrjetit së fundmi është martesa e Taulantit. Në janar të këtij viti çifti shpalli fejesën dhe pak ditë më parë kanë bërë edhe dasmën. Një ambient mes tradicionales dhe modernes, një nuse tërësisht e artë dhe me shkëlqim ishte Arbnora Nuredini, tashme gruaja e mesfushorit të kombëtares.

Ora 19:43
FOTO/Nusja 'gold' e Taulant Xhakës