Një pemë dhe një stol në Parkun e Liqenit për balerinën e ndjerë, Hueyda El Saied në ditën e saj të lindjes

Një pemë dhe një stol në Parkun e Liqenit për balerinën e ndjerë, Hueyda El Saied në ditën e saj të lindjes

Familjarë, dashamirës dhe personazhe të artit dhe kulturës shqiptare përkujtuan në ditën e saj të lindjes, prezantuesen dhe balerinën e njohur, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë. Bashkëshorti i saj ka zgjedhur ta kujtojë dashurinë e jetës së tij ndryshe, duke vendosur një stol me emrin e saj dhe duke mbjellë një pemë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Hueydën do e kujtojë si një vajzë me energji pozitive, që dhuronte shumë dashuri. 

“Promovimi i së mirës është mënyra më e drejtë për të ecur përpara. Sot në ditën e parë të hyrjes së stinës së re, për një gocë që ishte gjithmonë pranverë, jam shumë i lumtur që në rrugicën e parë buzë liqenit, ndoshta në vendin më të bukur, me panoramën më qetësuese, një vend ideal për reflektim, vendosim një stol me emrin e saj”, tha Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se fuqia e një njeriu të mirë është kur bashkon, edhe pasi largohet nga jeta.

“Do mbahemi mend si njerëz që përqafuam të bukurën, të mirën dhe lamë një mesazh, apo si njerëz që thjesht jetuan pa patur asnjë impakt për shoqërinë dhe miqësinë e tyre? Më vjen mirë që sot jemi bashkuar dhe fakti që të gjithë e kemi njohur Hueydën, thuajse na bën si një familje me lidhje të padukshme. Kjo është fuqia e një njeriu të mire, pozitiv dhe një shpirti të bukur e zemër pranverore, si kjo ditë e sotme, siç ishte Hueyda gjithë jetën e saj”, tha ai. 

Thierry Grosjean, bashkëshorti i balerinës së ndjerë tha: “Sot është një ditë e veçantë për Gabrielin dhe për mua, por gjithashtu edhe për familjen dhe miqtë këtu. Sot ndodhemi këtu, pikërisht në ditën e lindjes së Hueydës, për të kremtuar jetën, për të kujtuar Hueydën si një artiste. Faleminderit për pemën dhe për stolin! Pema simbolizon botëkuptimin e Hueydës për dashurinë. Për mua dhe Gabrielin, por edhe familjen po ashtu është shumë i rëndësishëm fakti që jemi këtu, duke dëshmuar vazhdimësinë dhe bukurinë e jetës dhe Hueydës si një artiste”. 

Një prej miqve të Hueydës, moderatori i njohur Xhani Shqerra, falenderoi Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar si një familje të madhe që gjendet gjithmonë aty për këdo që ka nevojë, apo për këdo që dëshiron të bëjë gjeste kaq të bukura si ky i sotmi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin

Invalidët pa kujdestar zhytin familjet në varfëri! Familja e Asqeri Durajt nga Memaliaj jeton me 12 mijë lekë në muaj! Gruaja e të paralizuarit: Na e hoqën kempin