TIRANE - Moderator i "E diela Shqiptare" që realizoi intervistën e shumëpërfolur me vrasësin Marjan Rroku, mohoi të kishte dhënë prononcim për gazetarët në lidhje me qëllimin e kësaj interviste, që e vuri atë në qendër të kritikave. Përmes një statusi të shkurtër në rrjetin social Facebook, Gjebrea shkruan se nuk ka dhënë asnjë mendim rreth intervistës së realizuar me Rrokun, duke lënë të nënkuptuar se shkrimi i botuar këtë të enjte në gazetën Shqiptarja.com nga gazetari Elton Qyno, nuk ishte i vërtetë.
“Kush nga gazetat ka marrë një prononcim timin që ende nuk e kam bere? Cili apo cila gazetare me ka marrë një mendim në lidhje me 24 ore me...?
Jam kureshtar të di një emër që të firmosë atë çka unë i paskam thënë", shkruan Gjebrea.
Në respekt të opinionit publik dhe vërtetësisë së shkrimit të botuar në "Shqiptarja.com", vetë gazetari sjell këtë sqarim:
Reagimi i gazetarit Elton Qyno
Sigurisht që z.Ardit Gjebrea, dje ka bashkëbiseduar me gazetarin e “Shqiptarja.com”. Siç edhe e kam shpjeguar në shkrim, ku kam pasqyruar dhe opinionin e Z.Gjebrea për intervistën e tij televizive me Marjan Rrokun, moderatori ka qenë në punë e sipër duke kryer xhirime për rubrikën “24 orë me…”, ku personazh ka lypësit në Tiranë. Të paktën, kështu siç më ka deklaruar. Sigurish që i jam prezantuar si gazetar dhe ai më ka mirëpritur. Kushtet ku është zhvilluar bashkëbisedimi (jo intervistë standarde pyetje-përgjigje), kanë qenë në trotuarin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Gjatë bashkëbisedimit për çështjen e intervistës së tij me të dënuarin me burg përjetë Marjon Rroku, z.Gjebrea ka dhënë opinionin e tij mbi këtë çështje, (jo intervistë) dhe më pas jemi përshëndetur sërish duke u ndarë miqësisht. Para se t'i jepnim dorën njëri-tjetrit, me kërkesën time kemi bërë dhe fotografi.
Statusi i Ardit Gjebrese

Fotoja me gazetarin

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com