Një plagosje me thikë është regjistruar në fshatin Sovjan në Korçë.
I plagosuri, Ilir Hamolli është përfshirë në një sherr me një person tjetër për bagëtitë.
Ai është qëlluar me thikë në pjesën e barkut dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një nga komshinjtë e ka cilësuar Hamollin si një person të qetë dhe të mirë.
"Ka shumë vite që jeton në Sovjan. Merret me aktivitetin e bagëtive. Është njeri i mirë. I qetë. As trazon as, kushedi si e ka patur punën.
Për punën e qenve me këtë", shprehet një i moshuar.
Ndërkohë policia është drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota.










Komente
Komento