SARANDË- Banorët e Sarandës dhe Ksamilit janë përballur ditën e sotme me ndërprerje të shumta të energjisë energjisë elektrike. Mesditën e sotme një zjarr ka shpërthyer në nwnstacionin elektrik në Sarandë, ndërsa në Ksamil shumë pranë banesave ka shpërthyer një kabull elektrik i tensionit të lartë. 

OSHEE njofton se për shkak të një zjarri në afërsi të Nst në Sarandë, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie. Si rrjedhojë një pjesë e qytetit është pa energji elektrike.

Po ashtu njoftohet se zjarri është shuar, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës

Operatoret e Nst Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat normalizimin e situatës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:06
VIDEO/ Shpërthimi në nënstacion elektrik në Sarandë e Ksamil, ja momenti kur merr flakë kabulli elektrik i tensionit të lartë

 

Banorët e Sarandës dhe Ksamilit janë përballur ditën e sotme me ndërprerje të shumta të energjisë energjisë elektrike. Mesditën e sotme një zjarr ka shpërthyer në nënstacionin elektrik në Sarandë, ndërsa në Ksamil shumë pranë banesave ka shpërthyer një kabull elektrik i tensionit të lartë.