Artistë dhe ish-deputetë të LSI, lirohen 37 të shoqëruarit për Teatrin! Vokshi: Na nxorën me mitraloza! Policia: Nuk është e vërtetë (VIDEO)

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me protestën dhe tensionimin e situatës pranë teatrit kombëtar, godina e të cilit ka nisur të prishet në orën 04:30 të mëngjesit. Sipas policisë deri tani janë shoqëruar 37 persona në komisariat, ndërsa një efektiv policie është plagosur si rezultat i hedhjes së shashkave dhe mjeteve piroteknike nga protestuesit. Polici ndodhet në Spitalin e Traumës pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

Gjithashtu policia ka bërë thirrje që protestuesit të kuptojnë se janë në shkelje të aktit normativ për pandeminë covid-19, që ndalon tubimet dhe grumbullimet. Policia apelon për shmangie të dhunës ndaj efektivë të policisë që janë në krye të detyrës.

Deklarata e policisë
Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t'i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet.

Gjithashtu apelojmë fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës.

Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:36
Artistë, aktivistë dhe ish-deputetë të opozitës! Lirohen 37 të shoqëruarit për teatrin (VIDEO)

37 personat e shoqëruar nga policia mes tyre, artistë, arkitektë dhe përfaqësues të PD-LSI-së janë liruar nga komisariati pas disa orësh. Artistët u shoqëruan në orët e para të mëngjesit kur nisi aksioni i shembjes së teatrit. Mes të shoqëruarve ishte edhe Robert Budina, Neritan Liçaj, etj. Nërkohë që janë liruar edhe ish-deputetët e LSI-së Brahimllari dhe Kërpaci që u shoqëruan paradite.

Ora 12:30
Vokshi në Report TV: Erdhën të armatosur e na nxorën me dhunë nga godina! Reagon policia: E pavërtetë, asnjë s'ka qenë i armatosur (VIDEO)

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi gjatë një lidhje për Report Tv tha se me aktin e shembjes së teatrit qeveria tregoi se po na trajton si kriminelë. Ajo bëri një deklaratë të fortë duke thënë se forca të armatosura deri në dhëmbë dhe me mitraloza kanë larguar artistët, qytetarë dhe opozitën nga godina e teatrit në mes të natës, a thua se po  përballej me kriminelë dhe jo qytetarë e artistë.

"Kryeministri kërkon të shkatërroj me çdo kusht kulturën tonë për afera të tij korruptive. Unë kam shumë vite në politikë dhe kjo është një nga ditët më të zeza dhe të trishta. Nuk ka më fjalë të lirë, Rama nuk guxon të përballet me qytetarët por në mes të natës dërgoi forcat e armatosura me armë e mitraloz për të na larguar dhe prishur godinën. Ku po shkonin ata? Kë do të asgjësonin, kush ishte krimineli që vijnë me forca të armatosura deri në dhëmb? kë do të asgjësonte artistët? Gratë apo vajzat? Janë dhunuar të gjithë dhe tërhequr zvarrë. Ne sot jemi më larg se kurrë Evropës me Edi Ramën", tha Vokshi

Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i policisë së shtetit e cila ka mohuar të jetë e vërtetë. Policia shprehet se nuk është e vërtetë që është ushtruar dhunë dhe nuk kanë qenë të armatosur, por policia ka kryer një operacion mjaft të vështirë duke hasur në rezistencën dhe mirëkuptimin e qytetarëve dhe aktivistëve.  

"Policia e Shtetit shpreh keqardhje për dizinformimin e bërë përmes mediave të pranishme, nga një sërë individësh lidhur me operacionin e zbrazjes së godinës së Teatrit Kombëtar nga njerëzit, për të garantuar procesin e prishjes së asaj godine, sipas kërkesës së autoriteteve vendore të Bashkisē Tiranë. Policia e Shtetit garanton opinionin publik, me përgjegjësi të plotë ligjore dhe morale se çdo akuzë e përfaqësuesve të partive politike apo individëve të tjerë, për gjoja ushtrim dhune apo armatim në trupat e përfshira në operacion. Këto janë të pavërteta fund e krye dhe e vërteta është se forcat operacionale të Policisë kanë bërë detyrën në kushte tejet të vështira, si rezultat i mungesës së plotë të mirëkuptimit nga ana e të grumbulluarve në territorin e Teatrit Kombëtar", thotë policia.

Sipas policisë gjatë rezistencës së artistëve dhe qytetarëve në godinën e teatrit janë lënduar me jete të forta dy efektivë . në lidhje me dhunimin e gazetarit Lela, policia shprehet se theu kordonin e policisë.

"Nga kundërshtimi me forcë i tyre ndaj kërkesës së Policisë për t'u larguar, janë goditur dhe lënduar me sende të forta dy punonjës policie, të cilët po marrim ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Për veprime arbitrare dhe kundërshtim me forcë të forcave të rendit në detyrë janë shoqëruar sipas ligjit dhe u janë marrë deklarime 37 personave, në përputhje të plotë me procedurën përkatëse. Asnjë prej të shoqëruarve, nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë. Gazetari A. Lela është shoqëruar pas thyerjes së paligjshme të kordonit të Policisë dhe i është marrë deklarimi si gjithë të tjerëve. Policia e Shtetit u bën apel organizatorëve dhe individëve që vijojnë të thyejnë ligjin, duke shkelur të gjitha parashikimet e Aktit Narmativ dhe duke vazhduar provokimet ndaj forcave të rendit që po kryejnë detyrën, tê mos vënë në rrezik shëndetin e punonjësve të policisë dhe as shëndetin e tyre, familjarëve të tyre dhe më gjerë, duke krijuar një vatër me potencial të lartë infeksioni nga Covid-19. Policia e Shtetit u rikujton të gjithëve se Tirana është ende një Zonë e Kuqe në hartën epidemiologjike të vendit dhe gjithë sa më lart, kërcënon seriozisht një valë të re infeksioni në kryeqytet" , thotë policia.

Ora 09:30
Lirohet arkitekti që u shoqërua për shembjen e teatrit! Rikthehet sërish te kolegët

1589700936_astritsereanaj.jpg
Arkitekti Astrit Seranaj është liruar nga qelia e komisariatit nr. 1 ku u mbajt për disa orë pas rezistencës kundër policisë për shembjen e Teatrit Kombëtar. Report Tv sjell pamjet e momentit kur Seranaj është bashkuar sërish me grupin e artistëve jashtë rrethimit pranë ish-godinës së Teatrit Kombëtar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ema: 17/05/2020 17:04

    Sa e peshtir esht ber kjo qahet se e goditen policia, zonja u ul dhe dodistr policin me grushte te kembet esht nje gje qe se mohon dot me vidio dhe me ze. Sa per gazetarin e televisionit tuaj me vjen keq qe i ndodhi ky incident po ka dhe keshtu mes rremujes

    Përgjigju
  • Pali: 17/05/2020 14:49

    Kjo shpivse mashtruese genjeshtare duhet ti bohet padi per shpifje.

    Përgjigju
    • Alb: 17/05/2020 17:08

      Une ne foto vtm i shikoj nja 10 polic te armatosur ndoshta fhe genjen po ku do e vertetoni ju.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë