Një politikan serb hedh ngjyrë në muralin e Mlladiçit, ish-gjeneralin kriminel lufte

Një politikan serb hedh ngjyrë në muralin e Mlladiçit, ish-gjeneralin kriminel lufte

Murali i Ratko Mlladiç

Serbi ka vazhduar edhe të mërkurën (10 nëntor) shprehja e pakënaqësisë me vendosjen e një murali me imazhin e Ratko Mlladiqit, ish-komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë. Gjorgjo Zujoviq, një zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, hodhi ngjyrë në muralin e vendosur në një rrugë qëndrore të Beogradit.

Më 9 nëntor Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi një tubim të organizatës Nisma e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi, e cila donte të shlyente muralin e Mlladiqit. Të martën një numër i lartë i policëve qëndroi në pjesën e qytetit ku ndodhet murali.

Aktivistja për të drejtat e njeriut në Serbi, Aida Qoroviq, u ndalua të martën nga policia në Beograd, pasi hodhi vezë në mural. Të mërkurën policia nuk ishte e pranishme në këtë lokacion.

Përmes një letre të hapur, Organizata Joqeveritare “Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi” (YIHR) tha më herët se nuk do të bëjë më përpjekje për të hequr muralin e Ratko Mlladiqit në qendër të Beogradit, siç ishte planifikuar. Kjo organizatë tha se ka hequr dorë, pasi e kuptoi mirë deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ministrit, Aleksandar Vullin, në të cilën flitet për “fotografi të kokave të gjakosura serbe” nëse hidhet ngjyrë në muralin e Mlladiqit.

“Formacionet e tij paraushtarake, siç është (organizata ultra e djathtë) Leviatan, do të na thyenin kokat dhe policia e tij nuk do të na mbronte”, tha organizata.

Të martën, policia nuk i lejoi aktivistët t'i afroheshin muralit derisa një grup i mbështetësve të Mlladiqit u mblodhën në të njëjtin vend duke brohoritur mesazhe mbështetjeje për të.

Ministria e Brendshme tha se policia ka ruajtur rendin dhe qetësinë publike në Beograd.

Gjatë ditës, policia arrestoi gjashtë persona “për prishje të rendit dhe qetësisë publike në zonën e tubimeve të paligjshme publike”.

Në deklaratë thuhet se policia nuk e mbron muralin, por “rendin dhe qetësinë publike nga të gjithë ata që duan ta rrezikojnë atë, pavarësisht nëse janë pro heqjes së muralit apo e kundërshtojnë atë”.

Si komandant i ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë, Mlladiq është dënuar për gjenocid në Srebrenicë, persekutim, krime kundër njerëzimit, shfarosje dhe krime të tjera lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 deri më 1995./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren