Donald Trump ka thyer çdo “rekord” të presidencës amerikane pothuajse në të gjitha kategoritë.

Trump është komandanti më i vjetër i ushtrisë amerikane, më i pasuri dhe i vetmi në historinë e presidencës amerikane, që nuk ka asnjë përvojë politike ose ushtarake.

Manjati është presidenti i dytë që prej viti 1888  në SHBA, i cili ka arritur të marri drejtimin e vendit pa fituar votën popullore.

Por Trump jo vetëm që ka thyer të gjitha “rekordet” e presidencës, por për here të parë pas 150 vitesh, Shtëpia e Bardhë vendin e “Kafshës së parë” e ka bosh.

Presidenti i fundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk zotëronte një kafshë ishte  Anderew Johnson, i cili la zyrën më 1869.

Sipas Muzeut Presidencal të Kafshëve, Shtëpia e Bardhë ka qenë strehim për më shumë se 300 kafshë, mes tyre dhjetëra qen, kuaj dhe zogj, por nuk kanë munguar as arinjtë, tigrat dhe  krokodilët.

presidentet amerikan
(Lista e kafshëve që presidentët e SHBA kanë mbajtur në Shtëpinë e Bardhë)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com