Një tjetër performancë e jashtëzakonshme e Rapinha-s, por edhe golat e parë të Lamine Yamal i dhanë fitoren e tretë radhazi Barcelonës pas 3 javësh kampionat. Katalanasit mposhtën 5-2 Rayo Vallecano-n që zbriti në fushë me Ivan Balliun titullar, ndërsa Marash Kumbulla nuk ishte ende gati. Madrilenët realizuan të parët, ndërsa brenda pak minutash Barça përmbysi me Rapinha-n dhe Yamal, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë një autogol solli golin e tretë.
Në vijim Vallecano shkurtoi përkohësisht, ndërsa Rapinha dhe Yamal sërish vulosën shifrat përfundimtare. Për Yamal këto ishin golat e parë në La Liga, që pritet ti sjellin një qetësi psikologjike pas një periudhe jo të mirë që prej Botërorit në Amerikë.
Në Premier League kampionëve të Arsenal-it iu mjaftoi një gol për të fituar 0-1 supersfidën e javës me Aston Villa-n. Golin tre pikësh për ‘topçinjtë’ e realizoi Saka në pjesën e dytë.
Në Seria A Roma vijon të trembë rivalët në javët e para. Pasi mposhti 4-0 Fiorentinën, verdhëblutë ia dolën me të njëjtën rezultat në transfertën e Leçes. Dy prej golave erdhën nga Donyell Mallen, i cili u ngjit në kuotën e 5 realizimeve pas 2 javëve të para. Në vijim Soule dhe më pas talenti Moura i blerë nga Porto vulosën rezultatin përfundimtar të sfidës.
Fitoren e dytë pas 2 javëve kampionat siguroi edhe Atalanta që mposhti 1-0 me një gol të Samardzic në minutën e 96 Bologna-n. Me këtë sukses Atalanta iu bashkua Lazio-s, Juventus-it, Milan-it, Inter-it dhe Roma-s me 6 pikë pas 2 javëve të para në Seria A.








Komente
Komento