Bruno Dodi një nga të mbijetuarit e tërmetit në Turqi, rrëfeu në Report Tv se ndodhej në katin e 12-të të një hoteli kur ndjeu lëkundjet e fuqishme. Dodi u shpreh se hapi derët dhe po zbriste me vrap nga shkallët.
Ai u shpreh se shihte njerëz të shtrirë që rrëzoheshin nga shkallët për shkak të lëkundjeve dhe panikut. Dodi po ashtu rrëfeu se disa njerëz mbetën të bllokuar nëpër shtëpi sepse nuk hapeshin dyert.
“Situata është jashtëazakonisht e vështirë. Njerëzit janë në rrugë. Banesa të dëmtuara ka kudo. Ishte tmerr i vërtetë. Unë kam qenë në kat të 12-të në hotel. Imagjino çfarë mund të ndjesh në një hotel në magnitudë 7.9 ballë. Unë jetoj në Greqi, këtu kam ardhur për të bërë një kontratë. Tërmeti ka bërë dëme të mëdha. Me aq sa pashë në mëngjes pashë që kishte shumë dëme. Ndodhem jashtë hotelit, në një furrë buke për momentin se ka probleme me energjinë elektrike dhe internetin. Koha është e ftohtë. Një pjesë e njerëzve qëndrojnë në makinë. Është e njëjta situatë me atë që përjetuam në 2019. Moti është shumë i keq, shi bie. Ky tërmeti zuri keq”, tha Dodi.
Lajmi kryesor:
Tërmete të fuqishme trondisin Turqinë! Mbi 3700 viktima e mbi 14000 të plagosur! Mijëra të tjerë nën rrënoja! Erdogan shpall 7 ditë zie! Toka lëviz 3 metra (VIDEO+ FOTO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhi sizmike në Egje/ Shkencëtarët tremben për më të keqen në Santorini: Tërmet 6 ballë që rrafshon ndërtimet, vullkan dhe tsunam
10 Shkurt, 10:45
-
VIDEO/ Morata shënon për Galatasaray, skuadra kundërshtare braktis ndeshjen në shenjë proteste
9 Shkurt, 21:34
-
Sizmiologët grekë: Mbi 11700 tërmete në Santorini dhe Amargos që nga 26 Janari, rekordi më 6 shkurt me 1400 lëkundje në ditë! Intensiteti në rënie
9 Shkurt, 18:16
-
Tre gola dhe asist, Odise Roshi shkëlqen në Turqi! Skuadra e tij kërkon Superligën
8 Shkurt, 14:02
-
Tërmetet në Santorini, kryeministri Mitsotakis viziton ishullin grek: Po përgatitemi për më të keqen, 3 milionë euro për ndërtimin e një porte shpëtimi
7 Shkurt, 15:44
-
Turqi/ Dy tërmetet e Shkurtit 2023, shkaktuan humbje direkte financiare prej 104 miliardë dollarësh
7 Shkurt, 08:29
-
Mbi 7700 tërmete në 9 ditë radhazi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Santorini! Kryeministri grek viziton nesër ishullin
6 Shkurt, 14:56
-
Tërmetet në Santorini, ishulli regjistroi 7000 lëkundje, Sizmiologu Rrapo Ormëni zbulon a preket Shqipëria
6 Shkurt, 14:50
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
VIDEO/ Ernest Muçi e bën të duket shumë e lehtë, supergol nga sulmuesi kuqezi
5 Shkurt, 09:14
-
20-vjeçarja shqiptare që jeton në Santorini: Ja pse nuk largohem nga ishulli, jam mësuar me tërmete
5 Shkurt, 07:25
-
Greqi/ Eksod masiv në Santorini, mbi 11000 njerëz e 1200 mjete të larguara nga ishulli! Sizmiologu jep alarmin: Jemi në udhëkryq, përmasat do rriten! (VIDEO)
4 Shkurt, 17:40