Një pyetje për opozitën dhe mediat (për ata gazetarët mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë)

Një pyetje për opozitën dhe mediat (për ata gazetarët mercenarë, që s’lanë b***ë politikani e biznesmeni pa lëpirë)

Charles McGonigal

Çfare kish me ndodhe sikur republikanet ne SHBA te mirreshin me vendosjen e kamerave neper qytetete kryesore te Shqiperise, e mos te mirreshin me arrestimin e zyrtarit te larte te FBI, qe lidhet me spiunazh per llogari te Rusise, dhe me rryshfet nga nje amerikano-shqipetar?!

Pse me dhimbset deri ne palce Shqiperia ime? Sepse nuk e kupton qe historikisht jemi marre me gjethe, kurre me trungun. Sepse nuk e kupton qe shume me shume se sa çdo politikan, jemi ne gazetaret qe ia kemi gervishur plaget e atdheut, e i kemi shtuar edhe me shume hallet e qytetareve te shkrete.

Jemi ne qe pak kemi deshmuar qe jemi gazetare, e shume kemi treguar qe jemi mercenare, duke thithur e lepire bythe politikanesh e biznesmenesh te felliqur, qe Bibel, Kuran, Zot e Atdhe, e kane parane, genjeshtren, dhe mashtrimin.

Pse nuk e bejme topteme çeshtjen se kush i vendosi kamerat?! Kush i ruajti ato? Kush dha urdher te hiqen pa verifikuar se ku perfundonin fijet e instalimit? Pse nuk u shkarkuan minimalisht te gjithe drejtoret e policise te ketyre qyteteve?

Pse nuk u arrestuan ne radhe te pare hetues policor te krimit neper keto qytete? Pse nuk flitete qe neper fijet lidhese te ketyre kamerave do te zbuloni kriminelet e niveleve me te larta, te pozites dhe opozites, qe do te dridhej e gjithe Shqiperia?!!!

Me mire te mirremi me FBI dhe BB. Kjo eshte me e lehte, dhe nuk rrezikohet askush. Ne lojen e pare bien te gjithe ne kazanin e krimit, madje edhe gazetar e gazetare, moderator e moderatore, qe shkumojne neper studio televizive, thuase keta jane xhelatete qe do presin ne fyt Edi Ramen.

Po Edi Rama rrin i qete perderisa çdo njerit ia di edhe grupin e gjakut. Ai rrin i qete kur ne vazhdojme ta shkelim gjetin, pa e shkundur trungun. Ai rrin i qete sepse nen gjethin e fikut dalin shume gjera qe do ta trondisnin opinionin, nese ai do ta kuptonte se ne zingjirin e krimit jane te lidhur bashke pozite-opozite-gazetar, jo te gjithe, po ata qe hiqen si bosa.

Nuk po flas per kolege e kolege qe punojne 24 ore per buken e gojes. As per ata qe marrin pagen 3 mujore barazi me çmimin e parfymit te ketyre bosave e boseshave…!!!

Prandaj jemi ketu ku jemi!!!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arli: 29/01/2023 00:52

    Z. Milaim, si gazetar që je, është më mirë të mereni, në këtë moment, me problemin e Kosovës se sa të Shqipërisë! Ju kosovarët duhet të bashkoheni për të mbrojtur kufijtë nga serbët, të cilët janë gjithmonë të bashkuar për interesat e tyre. Duket qartë që edhe amerikanët, mesa duket, janë mirzitur nga grindjet tuaja kundra njëri tjetrit. Po krijohet Republika Serbe e Kosovës dhe ju qëndroni të qetë, sikur nuk po ndodh ndonjë gjë me rëndësi dhe që do t’a vuani vazhdimisht. Merrni shëmbull nga grekët dhe sërbët, që kur vjen puna për interesa kombëtare bëhen njësh.

    Përgjigju
  • LORA: 28/01/2023 18:43

    E ke gabim zoti Milaim Zeka qe shqiptaret ne shumice merren me gjethe e jo me trungje.Ky eshte zanat i preferuar i gropes septike mediatike,,,,,derisa ne Shqiperine tone te triumfoje reformimi i drejtesise se drejte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë