Kur shtyu zgjedhjet e 30 qershorit, Presidenti tha se me këtë hap po kërkonte t’i jepte palëve një mundësi për t’u ulur në tryezë dhe për të arritur një kompromis politik. Sipas tij, kjo do të evitonte vajtjen në zgjedhje me një palë të vetme.
Megjithatë teksa sot nxirrte dekretin e tij të radhës, atë të shpalljes së zgjedhjeve në 13 tetor, Ilir Meta i shmangte me kujdes të gjitha pikëpyetjet e shumta që ende mbeten pezull edhe sot. Nuk na tha për shembull sesi e mendonte zoti Basha, në lidhje me faktin që Rama duhet ose jo të ikë nga posti që mban, para se të shkohet në zgjedhje?! Nuk shpjegoi asgjë nga ato që kishte diskutuar me kreun e opozitës, megjithëse shpesh përsëriti frazën “të jemi të qartë”.
Kreu i shtetit tentoi ta marrë për dore Shqipërinë drejt datës 13 tetor, ende pa u mbyllur asnjë nga pengesat që e shtynë në këtë veprim. Nëse i hedh një sy sot qëndrimeve të opozitës (dmth ndër të tjera edhe të bashkëshortes së vet), do të vëresh se Basha, Kryemadhi dhe Berisha nuk kanë lëvizur asnjë centimetër nga pozicioni i tyre. E megjithatë Presidenti ankohet, ironizon dhe kritikon vetëm pozicionin e Edi Ramës. Sikur sot kryeministri të kishte shkuar dhe të kishte pranuar datën e re të zgjedhjeve, duke lëshuar 30 qershorin, sërish nuk ka asnjë garanci se opozita do ta pranonte këtë. Dhe pas kësaj, a do ta shtynte sërish Ilir Meta datën e dytë zyrtare të zgjedhjeve?!
Mjaftojnë këto pyetje të thjeshta për të kuptuar se kryetari i shtetit e ka futur veten në një rreth vicioz nga i cili nuk del asgjë, veç tentavitës për të sabotuar procesin elektoral që po përmbyllet të dielën. Me dekretin e Metës në dorë, demokratë e lësëistë dogjën KZAZ-të një javë më parë. E njëjta gjë po synohet të përsëritet edhe të dielën e ardhshme, kësaj radhe me një tjetër dekret në dorë.
Pozita po e kalon me ironi dhe nënqeshje datën e re të zgjedhjeve. Është e imagjinueshme se ajo do të shkojë në votime në 30 qershor, duke ndenjur në shtëpi në datën 13 tetor.
Vlen të bëhet një pyetje me këtë rast në adresë të Presidentit: Po zgjedhjet e 13 tetorit a janë moniste, nëse nuk merr pjesë shumica?/Java news/
nuk jane moni...ste,kur merr pjese mona.
PërgjigjuSigurisht qe jane moniste! Askush besoj me mendje te kthjellet do te garoje vetem e ta marri pushtetin me nje kuti te vetme votimi.
PërgjigjuO ilir o florir po nuk ke byth ti o mavri të sfidosh Amerikën. Amerika s'ka pyt për burra 400 derhem bura e jo për ty që je bur kako iliri zgjebarak.
Përgjigju