Një qendër shëndetësore...që vetëm emrin ka të tillë! (VIDEO)

Qendra shëndetësore në fshatin Dërsnik vetëm 9 km larg qytetit të Korçës,paraqitet jashtë çdo standardi pasi prej rreth 20 vitesh nuk njeh asnjë investim.  Brenda saj gjen mure të tejngopura nga lagështira,suva të rëna tokë, tela elektrikë të zhveshur dhe mungesë të theksuar të kushteve higjieno - sanitare.

Ajo e cila nga banorët është improvizuar si " çati" me mjete rrethanore,rrezikon të shembet nga momenti ne moment duke rrezikuar jetën e banorëve por edhe të punonjësve brenda saj.

Banorët e fshatit shprehen se pavarësisht gatishmërisë së bluzave të bardha për të ofruar shërbim mjekësor,mungesa e investimeve nga ana e institucioneve përkatëse ka bërë që qendra të humbë funksionon e saj.

Në këtë qendër shëndetësore marrin shërbim rreth 800 banorë,të cilët prej vitesh apelojnë për ndihmë,por thirrja e tyre ka marrë vetëm premtime boshe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja