Një qeveri ndryshe për një Shqipëri ndryshe

Një qeveri ndryshe për një Shqipëri ndryshe

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Një qeveri ndryshe për një Shqipëri ndryshe. Ky ishte thelbi i një interviste të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa ceku ndërkohë dhe çështje të tjera si të politikës ashtu dhe për angazhimet konkrete në shndërrimin e mëtejshëm të Tiranës. Prej disa kohësh, kur kamerat dhe vëmendja e opinionit publik ishin fokusuar në selinë blu, mbi qerthullin e problematikave prej të cilave PD nuk po del dot, është vërejtur se maxhoranca e kishte përcjellë me shpërfillje rrëmujën e rizgjedhjes së Bashës si kryetar. Ndaj dalja e Veliajt, edhe si drejtues politik i PS për Tiranën në zgjedhjet e 25 prillit, dha disa piketa si për vizionin e PS për çështjen e bashkëpunimit me opozitën ashtu dhe për qeverisjen e ardhshme. Ndërsa shtatori afrohet dhe çështja e qeverisë mbetet më tërheqësja, Veliaj parasheh se Kryeministri Rama do të ndërtojë një qeverisje ndryshe, dhe të përbërë kryesisht nga të rinj. Jo më kot janë bërë seanca të shumta dëgjimore me të rinj të spikatur dhe prej të cilëve do përzgjidhen për tu dhënë një mundësi për aftësitë e tyre e për ti dhënë më dinamikë qeverisjes së vendit. E parë në këtë këndvështrim, mandati i ri duket si një sfidë më shumë për të projektuar ndryshe të ardhmen e vendit sesa si prelud lavdie për suksesin e mandatit të tretë. Administrata dhe reformimi i saj, hapja e PS ndaj të resë dhe modernes, dhe besimi për ti dhënë më përgjegjësi brezit që tashmë ka cekur suksesin dhe në shoqëritë perëndimore, japin një garanci efiçence jo vetëm për qeverisjen por dhe për suksesin e kësaj force politike dhe në të ardhmen.

Sidoqoftë, për Veliajn, Shqipëria ndryshe si vizion nuk mund të bëhet i plotë dhe pa opozitën. Ftesa që i është bërë PD është pikërisht për ti shërbyer kësaj rruge të ndryshme që duhet të ndjekë vendi, larg luftës shterpe politike dhe harxhimit të energjive për ti penguar çdo të kundërshtarit, edhe kur kjo i shërben vendit. Përzgjedhja e Presidentit të ri do ish një rast i mirë që vendoseshin kontaktet e bashkëpunimit me opozitën u shpreh Veliaj. Por kjo duket ende larg, pasi duket se ka një klimë mosbesimi në PD, qoftë edhe se në proceset që aty kanë nisur nuk duket se ka një ndarje nga e vjetra. Basha nuk arriti të ngrihej në pozitat e liderit, ndonëse mbeti sërish kryetar i PD, dhe të shfrytëzonte shpalljen 'Non Grata' të Berishës, për të shpëtuar veten dhe PD nga influenca e tij./fjala.al

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë