Një qytet gjerman refuzon t’i japë
titullin “Qytetar nderi” Donald Trump

Një qytet gjerman refuzon t’i japë<br />titullin “Qytetar nderi” Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nuk do të marrë titullin ‘’Qytetar nderi’’, nga qyteti i vogël gjerman nga ku emigruan gjyshërit e tij. Këtë gjë e ka bërë me dije kryebashkiaku i qytetit, Thomas Jaworek pas një takimi të këshillit të qytetit.
 
Këshilltarët në Kallstadt, një qytet i vjetër në rajonin gjerman ku prodhohet vera, në Rheinland ku ishte shtëpia e gjyshërve të presidentit amerikan, Donald Trump, kishin paraqitur një propozim për të nderuar presidentin, i cili sapo ka marrë detyrën.
 
Këshilltarët e qytetit nuk e kanë trajtuar direkt në takim propozimin për dekorimin e Trump, por në vend të kësaj rikonfirmuan qëndrimin e tyre se qyteti nuk dekoron qytetarë nderi.
 
Kujtojmë që Xhelal Mziu e ka shpallur ‘’Qytetar nderi’’ të Kamzës presidentin amerikan, me motivacion: “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij