'Një qytet i largët shqiptar ka humbur aq shumë shqiptarë', ‘Daily Mail’ 'viziton' Hasin! Morina: 'Pushtimi', kjo deklaratë është diskriminim i pastër

'Një qytet i largët shqiptar ka humbur aq shumë shqiptarë', ‘Daily Mail’ 'viziton' Hasin! Morina: 'Pushtimi', kjo deklaratë është diskriminim i pastër

Liman Morina dhe emigrant shqiptar

Një temë, të cilës i është kushtuar tepër vëmendje së fundmi është ajo e emigracionit të të rinjve drejt Britanisë së Madhe.

Kjo, duke marrë indicie nga deklarata e Sekretares së Brendshme britanike e cila tha se vendi po “pushtohet” nga shqiptarët që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit. Deklaratë kjo e cila pati kundërpërgjigje si nga ana e Shqipërisë, ku kryeministri Edi Rama i konsideroi si “të neveritshme” dhe ushqejnë ksenofobinë .

Në vazhdën e artikujve të mediave britanike për këtë çështje, “Daily Mail” ka “ardhur” në Shqipëri, në Has, aty ku mendohet se është vendi prej të cilit numri i të larguarve drejt Britanisë së Madhe të jetë më i larti se  nga zonat e tjera.

“Një qytet i largët shqiptar ka humbur aq shumë shqiptarë që kanë ikur si emigrantë në Angli sa rrugët e tij tani janë praktikisht të zbrazura nga të rinjtë.” ,shkruan Daily Mail.

“Kemi mbetur kaq pak këtu. Ata jetojnë të gjithë me ju tani”, tha për më median britanike Liman Morina, kryebashkiaku i Hasit, një qytet tre orë me makinë nga kryeqyteti i Tiranës.

"Kaq shumë kanë shkuar saqë ne ndihemi pjesë e Britanisë, sa mbretëresha juaj e ndjerë ishte mbretëresha jonë," shtoi Morina nga zyra e bashkisë së tij, ku ka një fotografi të një mbretëreshe Elizabeth II që kishte në tavolinë.

“Javën e ardhshme, këshilltarët e Hasit do të miratojnë ndërtimin e një statuje të Mbretëreshës pranë sheshit kryesor, të financuar nga donacionet e dërguara nga emigrantët që jetojnë në Britani”, thuhet në median britanike .

 “Do të qëndrojë në qendër të qytetit me kërkesën time. Njerëzit e Hasit do të japin paratë që fitojnë në Angli.”, u shpreh Morina.

Pas vdekjes së Mbretëreshës, ai organizoi një ditë zie zyrtare në Has, e cila u raportua në televizionet shqiptare si kryefjala.

Morina nuk është aq dashamirës për Sekretaren e Brendshme Suella Braverman. Morina reagon me zemërim për komentin e Braverman, e cila e ka quajtur ‘pushtim’ nga emigrantët, shumë prej tyre shqiptarë që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomonet e trafikantëve.

Më shumë djem adoleshentë kanë udhëtuar nga Franca në Angli me rrugë detare nga qyteti i tij i vogël se kudo tjetër në Shqipëri. Morina thotë se ata nuk janë azilkërkues.

“Prindërit i lanë të shkojnë. Ata mendojnë se do të jetë një jetë më e mirë në vendin tuaj për fëmijën e tyre. Është një vendim ekonomik”, thotë ai.

Ai mund të njohë fytyrat e të rinjve të Hasit që mbërrijnë në Dover në pamjet që shfaqen rregullisht në lajmet televizive të vendit.

Por numri i shqiptarëve në Britaninë e Madhe nuk është asgjë në krahasim me sa i madh është vendi juaj. Ka shumë vend. Është diskriminim i pastër që Sekretarja juaj e Brendshme të thotë se ne po pushtojmë Anglinë dhe përfshirjen në krime”, shtoi ai.

“Ka disa persona nga Hasi që kanë kompani ndërtimi në Britaninë e Madhe me një xhiro prej 50 milionë paundesh në vit. Nuk e di pse zonja Braverman bën komente kaq diskriminuese për ne. Ne e ndiejmë se është raciste.”, tha Morina për “Daily Mail”.

Kryebashkiaku ka katër vëllezër që jetojnë në Leicester. Ai lutet që tre fëmijët e tij, dy vajza dhe një djalë nga dhjetë deri në 20 vjeç, të mos largohen nga Hasi.

Një nga shkollat ​​e mesme më të mëdha në qytet kishte 800 nxënës në vitin 2016. Deri në fund të sezonit veror të këtij viti, ishin vetëm 480. Pjesa tjetër ishte zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar . Gjatë pushimeve 60 të tjerë u nisën me gomone për në Angli.

“Ka aq pak ende këtu sa nuk mund të mos e vini re”, thotë Morina. Eksodi i Hasit, thotë ai, është nxitur nga mungesa e punës. Nga popullsia e qytetit prej 5000 banorësh, vetëm 700 nga të rriturit kanë punë, 300 prej tyre punojnë në sektorin publik si oficerë policie, nëpunës civilë ose mësues të paguar nga shteti shqiptar.

Banorët mbështeten shumë në paratë e dërguara nga Anglia nga djemtë e tyre për të përballuar jetesën.

Në periferi të Hasit, janë ngritur vila të mëdha dhe të bukura, të ndërtuara me paratë e bëra në Britani. Pronarët e tyre kthehen nga Anglia gjatë verës duke ngarë makinat e kushtueshme për të kaluar disa javë pushime. Kryebashkiaku shpjegoi:

“Do të përballeshim me një fatkeqësi të madhe nëse fëmijët nuk do të shkonin sepse u dërgojnë para nënave, baballarëve, vëllezërve më të vegjël, motrave të tyre. Më shumë se tetë në dhjetë familje varen prej saj. Edhe ata që punojnë fitojnë aq pak sa kanë nevojë për ndihmën shtesë nga fëmijët e tyre në Angli.’

Më pas ai shtoi me respekt: ​​”Kjo është arsyeja pse ne po ndërtojmë një statujë të Mbretëreshës, për ta falënderuar atë që na dha të gjithëve një shans.”

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!