BRITANI E MADHE- Në një kohë kur mediat britanike e së fundmi sekretarja e brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braveman ngriti alarmin për emigrimin e shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar, kryeministri Edi Rama ka folur pa rezerva për median prestigjioze BBC. Në një mesazh drejtuar komentit të Braverman, Rama theksoi se në pamundësi për ta toleruar, termi ‘pushtim’ i përdorur nga sekretarja e brendshme britanike ishte ‘i çmendur’. Kreu i qeverisë e cilësoi si sjellje që ushqen ksenofobi dhe se problemi nuk është i shqiptarëve që emigrojnë por i politikës së brendshme britanike, e cila është e dështuar. Rama nuk ka ngurruar as të shtojë se ndihet i neveritur nga kjo politikë që është e ‘dënuar’ të dështojë.
"Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me klimën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e kockave të kurbanit dhe fajësimin e të tjerëve. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienët apo gangsterët, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program, nuk është një vizion. [Ajo] nuk është gjë tjetër veçse nxitja e ksenofobisë dhe synimi, veçimi i një komuniteti. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë."- tha Rama për BBC.
Deklaratës së Kryeministrit i janë përgjigjur dy zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe të cilët zbutën tonet ndaj qeverisë shqiptare dhe shprehën mirënjohjen e tyre për bashkëpunimin me ne. Ministri i klimës në Britaninë e Madhe, u përpoq të riparonte marrëdhëniet teksa shprehu mirënjohjen e qeverisë për Shqipërinë. Një reagim tjetër ka ardhru edhe nga zëdhënësja e qeverisë britanke e cila theksoi bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë.
Kujtojmë se sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e cilësoi si ‘pushtim’ nga shqiptarët që përshkrojnë me varka kanalin e Lamanshit. Ajo shtoi se për këtë probklematikë shumë të madhe duhet të gjendej një zgjidhje.
Pikërisht për këto akuza, kryeministri Edi Rama iu përgjigj dje duke dhënë shifra e duke thënë se shqiptarët në Britaninë e Madhe punojnë shumë dhe paguajnë taksa. Ai kritikoi qëndrimin e Britanisë, sipas së cilit po përdor një retorikë krimi që përfundon duke dënuar të pafajshmit.
Intervista e Kryeministrit Edi Rama dhënë për BBC e plotë:
BBC: Këtë mbrëmje fola me kryeministrin Edi Rama. Përse ai kërkon të flasë publikisht?
Kryeministri Edi Rama: Mendova se puna ka arritur në atë pikë sa ishte e pamundur të mos reagoje. Ishte vërtet një pikë ku qytetaria jonë u vu në një pozitë shumë të vështirë duke dëgjuar të lëshoheshin fjalë nga më të çmendurat që hidheshin dhe ku fjala pushtim shënoi kulmin.
BBC: Përse mendoni se sekretarja britanike për Punët e Brendshme përdor fjalë si ”pushtim”?
Kryeministri Edi Rama: Nuk është fjala thjesht për një person, por për klimën e krijuar dhe për gjetjen e një koke turku, pra të fajësimit të të tjerëve për çdo gjë të keqe që ndodh. Ndërkohë, që gjërat janë të qarta që nga Tirana, që nuk është afër Londrës. Çështja ka të bëjë me dështimin e politikave. Nuk është për shqiptarët apo jashtëtokësorët, gangsterët, por ka të bëjë me politika të dështuara për kufirin dhe krimin.
BBC: Çfarë mendoni se duhet të bëjnë?
Kryeministri Edi Rama: Nuk e kam fjalën për atë që mendoj unë. Por, ka shembuj të qartë, ai i Gjermanisë për shembull. Disa vite më parë, ne kishim të njëjtin problem me Gjermaninë. Por, Gjermania lëvizi në drejtimin e duhur. Gjermanët asnjëherë nuk fajësuan shqiptarët dhe politikanët gjermanë nuk dolën të thonë se po na pushtojnë shqiptarët apo gjëra të tilla. Por, ata bënë një ligj ku Shqipëria përkufizohej si një vend i sigurt origjine.
BBC: Cilat mund të jenë pasojat e kësaj për shqiptarët të cilët janë vendosur në Britaninë e Madhe?
Kryeministri Edi Rama: Natyrisht, kjo lloj gjuhe nuk paraprin gjëra të mira. Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion. Kjo nuk është gjë tjetër vetëm nxitje e ksenofobisë, vënie në shënjestër apo veçimit të një komuniteti dhe ecje në drejtim të kundërt të traditës britanike për integrimin e minoriteteve. Ishte një vend që ofronte një model për këtë çështje, ndërsa tani është bërë si një çmendinë.
BBC: Duket që jeni zemëruar shumë me këtë?
Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk jam fare i zemëruar. Unë jam një admirues i madh i Britanisë së Madhe. Kam miq dhe ndihem i privilegjuar që i kam atje. Dhe unë admiroj çdo gjë që përfaqëson Britania e Madhe. Por, njëkohësisht ndjej vërtet neveri për këtë lloj politike që më në fund është e paracaktuar të dështojë.
BBC: A do të jeni i gatshëm të punoni me agjencitë e Britanisë e Madhe për të zbutur disi bandat kriminale?
Kryeministri Edi Rama: Ne punojmë tashmë me agjencitë e Britanisë së Madhe. Dhe problemi nuk janë as agjencitë dhe as profesionistët britanikë, por retorika e pakuptimtë politike. Ajo që kemi diskutuar shumë herë është për t’i bërë bashkë profesionistët, për t’i lënë ata të bëjnë punën e tyre, duke ndarë informacionet dhe duke ndjekur kriminelët e vërtetë, por jo të vësh në shënjestër të gjithë komunitetin dhe ta trajtosh atë si komunitet kriminal. Vetëm atëherë ne mund të kishim qenë shumë më të suksesshëm dhe mund të ndihmonim fëmijët, të cilët janë të manipuluar nga trafikantët.
BBC: Po në Shqipëri, a ka politika të dështuara që mund të kontribuonin për këtë çështje?
Kryeministri Edi Rama: E dëgjoj shpesh këtë. Thonë se Shqipëria është vend me korrupsion e kështu me radhë. Shqipëria nuk është Britani e Madhe, Gjermani, por një vend që ka qenë viktimë për një kohë të gjatë e perandorive të ndryshme. Dhe ne jemi rrugës për t’u bërë një demokraci funksionale. Natyrisht, që kemi problemet tona. Por, duke mos qenë në rrjetin e BE-së, nuk jemi as në tregun e lirë të punës. Për këtë arsye, njerëzit kërkojnë mënyra të ndryshme. Por, po të shikoni sa njerëz të kombësive të ndryshme vijnë dhe ikin nga vende si juaji, atëherë arsyeja duhet kërkuar gjetkë. Arsye është atje ku fëmijë të vegjël britanikë nga zona periferike britanike dhe rrethinat ndjejnë nevojën dhe gjejnë shtysën të largohen nga shtëpia e tyre, të lënë fshatin e tyre, të ikin nga periferia, të largohen nga zonat e pashpresa dhe të vijnë në Londër. Në këtë rast, Shqipëria ka më shumë shpresë.
Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar është akuzuar për plane çnjerëzore për dëbimin e emigrantëve. Pas kritikave të marra nga kryetari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama, një tjetër shtet është i revoltuar nga sjellja e saj.
Suella Braverman është akuzuar nga ministri i Punëve të Jashtme të Belizesë, Eamon Courtenay, i cili në një deklaratë mohoi se vendi i tij po punonte me Mbretërinë e Bashkuar për të pranuar emigrantë.
Zyrtari nga Belize kritikoi sekretaren e Brendshme për planet e saj të dëbimit të emigrantëve, duke thënë se ato ishin "çnjerëzore".
Courtenay shkroi në Tëitter: “Belize nuk është në negociata me Mbretërinë e Bashkuar apo ndonjë vend tjetër për të pranuar emigrantë.
“Ne nuk do të pranojmë të pranojmë emigrantë të eksportuar. Kjo është çnjerëzore dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”.
Mediat britanike shkruan sot më herët se ‘Home office’ në Britani është në bisedime me një numër vendesh për marrëveshjet e dëbimit. Sipas tyre Braverman po shtynte bisedimet për alternativa ndaj planit të dështuar me Ruandën, Paraguajin, Perunë, Belizenë dhe një vend afrikan.
Mediat britanike shkruajnë se kjo është qeveria e dytë që shqetësohet në dy ditë për trajtimin e krizës së emigrantëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ato përmendin deklaratën e kryeministrit Rama për komentet që Braverman kishte bërë për qytetarët e tij. Edi Rama e akuzoi atë për “diskriminim” të shqiptarëve në një sherr të jashtëzakonshëm diplomatik.
Mbretëria e Bashkuar ka zbutur tonet me qeverinë Shqiptare pas tensioneve të shumta për krizën e emigrantëve.
Mediat e huaja transmetojnë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i ka ofruar Shqipërisë një ‘degë ulliri’ (shenjë paqeje apo dakordësie) për të riparuar disi marrëdhëniet e ‘krisura’ lidhur me këtë tematikë që shqetëson jo vetëm Britaninë e Madhe por edhe Shqipërinë.
Ministri i klimës në Britaninë e Madhe Jeremy Hunt, u përpoq të riparonte marrëdhëniet teksa shprehu "mirënjohjen" e qeverisë për Shqipërinë.
"Unë jam mirënjohës për punën që po bëjmë me shqiptarët. Ata kanë dërguar oficerë të lartë policie për të përshpejtuar përpunimin dhe ne kemi një sistem të përshpejtuar për t'i kthyer shqiptarët nëse rezultojnë azilkërkuesit jo legjitimë.
"Pra, ne po përpiqemi të punojmë në bashkëpunim. Por është e qartë se ka presion... mund të çojë në një gjuhë, e cila ndonjëherë është për të ardhur keq dhe ia vlen të shënojmë mirënjohjen tonë ndaj qeverisë shqiptare për bashkëpunimin e tyre në punën për ta zgjidhur këtë. "- tha ai për Sky news.
Një reagim për deklaratat e kryeministrit të vendit tonë ka pasur edhe zëdhënsja zyrtare e Kryeministrit. Zëdhënsja u shpreh se marrëdhëniet e Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë janë të forta dhe se mbeten të përkushtuar për të punuar së bashku.
"Ne kemi një marrëdhënie të fortë me partnerët tanë shqiptarë. Jemi mirënjohës për bashkëpunimin e qeverisë shqiptare dhe mbetemi plotësisht të përkushtuar për të punuar së bashku me ta".- tha ajo.
Zëdhënsja u shpreh se po Britania e Madhe po bën gjithçka për të thyer modelin e biznesnit të kontrabandistëve dhe se janë mirënjohës ndaj Shqipërisë për bashkëpunimin me ta.
"Ne duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të kontrabandistëve të njerëzve dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën e tyre me ne për këtë."
Në një kohë kur mediat britanike dhe politikanë të lartë atje kanë ‘shenjestruar’ emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe si pjesë të krimit, kryeministri Edi Rama ka publikuar një shembull sukesi të shqiptarëve emigrantë.
Kreu i qeverisë ka publikuar një video të futbollistit shqiptar, Armando Broja, i cili luan me ekipin e Chelsea-t, ku vetëm dy ditë më parë u shpreh në një deklaratë për mediat se ai ndihet shumë krenar për vendin nga vjen duke e cilësuar si një vend të mrekullueshëm.
‘Jam krenar që të jem nga Shqipëria, nga vend i mrekullueshëm’- u shpreh ndër të tjera Broja.
Kryeministri Rama nënvizon se është turp për këdo që veçonkomunitetin tonë të madh në Britani, duke e kthyer në shënjetër të diçkaje që as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi.
‘Krenar për ty Armando Broja dhe krenar për çdo shqiptar që punon shumë dhe kontribuon në MB! Turp për këdo që veçon komunitetin tonë të madh atje, duke ju kthyer të gjithëve në shënjestër të diçkaje që shqiptarët as e kanë krijuar dhe as nuk mbajnë përgjegjësi për sa keq po trajtohet.’-shkruan Rama.
je gjigand bravo keta km i duhen shqiperis qe ne te jemi praud
PërgjigjuRama beri mire qe i mbrojti shqipot,por le te themi faktet.Vertet qe shqipot nuk jane superproblemi britanik,po keshtu dhe politikat britanike kane probleme,por z.Rama,mos ia le /kopilin ne preher/vetem amglezeve.Deshtime kane politikat angleze,por deshtime kane dhe politikat shqiptare.Asnje njeri nuk emigron nga qejfi.Nese vendos qe //te dyndet// ne Angli,d.m.th.qe shteti i tij nuk ia ploteson shume gjera e nevoja dhe se dyti tregohuni me modest z.kr/minister,se per cdo Broje e Rita Ora,keni 20 shqiptare qe merren me shtepi bari e krime te tjera dhe per fat te keq,negativiteti mbahet mend dhe eshte ndikues ne opinion,me shume se miresia dhe virtytete e tjera pozitive.
PërgjigjuThone se ka korrupsion.... po jo cne. Ata ikin me gomone se u pelqen turizmi detar.
PërgjigjuQeveria vete ose ka prejardhje te huaj ose jane te martuar me te huaj. Jeremy Hunt Çanselër, ose ministri i finacave e ka gruan kineze te lindur ne Kine. K/ministri Sunak me prejardhje indiane , te gjithë ne kerkim te endrres per nje jete më te mire
PërgjigjuKjo Suella vetë nga i ka prinderit, e?
PërgjigjuO suma e birume po ça ke o kaçarume üo ça fai ka Edi Rama se rinia e sotme sdo me punu po duan shpi bari o suma hajdari. Po pyte babën tat si ka punuar o suma e mbaruar. Ti sum e ke pseudonimin e sum qeke në jet o Gjin i zbrit nga mali o Gjin turikali.
Përgjigjuik mor lapanjoz, ajo ta ka fain ty...shih mjerimin ku e ke cuar vendin, hajdut !!!
PërgjigjuPo po merruni me shqiptaret ju i vetmi hall qe ju ka met
PërgjigjuPo kta qe po ndrrojn kryeminstra cdo jave
PërgjigjuShqipet nuk do ndalen asihere , dita dites do shkojne ne londer sepse duan te bejn lek e te vijn ne vendin e tyre
Përgjigjujustifikimi nuk te nxjerr gj ne pah,,,politikat e britanise kane deshtuar
PërgjigjuNje pergjigje e duhur nga ana e liderit tone si gjithmone,krenohemi me ju
PërgjigjuAJO INDIANJA E QELBUR,,ME ERE TE QELBUR,,,DO QE TE LARGOJE SHQIPTARET,,,PER TE BERE VEND PER INDIANET E VET,,,,SE NE INDI VDESIN NJEREZIT PER BUKE....ESHTE SHUME E THJESHTE,,,SI MUND TE ZGJIDHEN REFUGJATE NE POSTIN E MINISTRES TE BRENDSHME,,NUK E KUPTOJ...
PërgjigjuPo po shqiptaret ja kan fajin ktyre qe ndrojn kryeministrat cdo dy jav
PërgjigjuTamam burr shteti. Mbroji shqiptaret deri ne fund sepse e gjighe xhurulldia qe po behet ne britani esht pasoje e politikes se deshtuar dhe paaftesise qe kan si shtet
PërgjigjuTani qe Britania ra ne duart e jevgjeve… pordhet e tyre do degjohen.. lum mbreteria per standartin fisnikeror qe ka rene… dhe shajne Megan pastaj…
Përgjigjunje koment shume i sakt dhe i ka rene pikes rama
PërgjigjuPolitikat e Britanise jane te deshtuara dhe tashme skane ku kapen dhe duan te kapen me shqiptaret.Turp
PërgjigjuKM dhe duhet te fliste drejtperdrejt me ministren ne fajle ose KM e saj, e jo te bente 'kazanin', sic i pelqen atij ta quaje...Zoteri, kur fliste Isamil Qemali nga Stambolli ne Londer mbanin vesh...mos e ul steken, ose mos fol fare.
PërgjigjuNga e di ti qe kur fliste Ismaili Londra mbante vesh?! me te degjuar? Harrove se Londra ishte ne lufte me Turqine dhe u duheshin kundershtaret ngado qe ishin ,sepse kishte si qellim shkermoqjen e Perandorise Otomane dhe qe ia arriti. Mos ia fut kot Lolita.New kete rast Edi rama foli drejt dhe beri mire qe i mbrojti bashkeatdhetaret e vet.Uk eshte ne nje krize te madhe dhe serioze.Konservatoret e tanishem ne pushtet ne me shume se nje dekade e shkaterruan ekonomine dhe politiken e UK se dikurshme serioze.Brexit ishte shkaterrimtare dhe e e ka ngushtuar ekonomine e UK.Inflancioni eshte 11%,interes rate eshte sot 3% dhe shume njerez kane per te humbur shtepite sepse nuk kane si ti paguajne ngaqe rrogat nuk pesuan asnje rritje.Cmimet e ushqimeve dhe te te tjerave kane shkuar ne qiell.Nje kryeminister qe u be i tille pa zgjedhje popullore dhe pa dyshim qe Konservatoret kane per ti humbur zgjdhjet e aedhshme sepse nuk e meritojne dhe e shkaterruan ekonominie e UK
Urime Edi Rama pre kurajon dhe guximin per te mbrojtur shqiperine dhe shqiptaret,ne e kemi te keqen brenda nga opozita qe i ka vene floken shqiperise
Përgjigju