Kryetari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Hyseni Demiraj është denoncuar nga një qytetar se e ka dhunuar atë fizikisht. Denoncimi është bërë në komisariatin nr.1 në kryeqytet. Klaudio M. pretendon se është qëlluar me grushte nga kreu i Apelit.
 
Sipas qytetarit ngjarja ka ndodhur në kafenenë e institucionit të Gjykatës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com