/ ATSH / - Në vijim të ciklit të koncerteve në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në skenën e TKOBS-së do të rivihet të enjten (14 maj 2015) ora 20:00, shfaqja e njohur "Nje Requiem Gjerman" nga autori Johannes Brahms.
Koncerti më i gjatë i kompozuar nga Brahms (që zgjat 65-80 min)i shkruar për soliste (soprano dhe bariton), kor dhe orkestër, do të interpretohet nga sopranoja Ulpiana Aliaj, tenori Armando Likaj, kori i TKOB (drejtuar nga Dritan Lumshi) dhe Orkestra Simfonike e TKOB (drejtuar nga Paolo Carbone). Ky është një requiem, i cili mund të përshkruhet si i shenjtë, por jo liturgjik dhe ndryshe nga requiem-et e tjera, kjo vepër nuk është shkruar në latinisht, por në gjermanisht, sic përshkruhet edhe në titull.
Dy fjalë për veprën
Një Requiem Gjerman, sipas fjalëve të Shkrimit të shenjtë, Op 45 nga Johannes Brahms përbën një vepër të madhe e shkruar për Kor, Orkestër, dhe solistë, një soprano dhe një bariton. E krijuar midis viteve  1865 dhe 1868, ajo përfshin 7 kohë të cilat së bashku zgjasin 65-80 minuta, duke e bërë kështu veprën më të gjatë që Brahms ka shkruar.  Ky është një requiem i cili mund të përshkruhet si i shenjtë por jo liturgjik dhe ndryshe nga reëuiem-et e tjera, kjo vepër nuk është shkruar në latinisht por në gjermanisht, sic përshkruhet edhe në titull.
Humbja e të ëmës në 1865 e përjetuar me shumë dhimbje mund të jetë ajo që ka inspiruar Ein deutsches Requiem, por mund të jetë ndikuar edhe nga nostalgjia për vdekjen e Robert Schmann-it, megjithatë  Brahms asnjëherë nuk është shprehur për këtë.  Premiera vetëm e tre kohëve të para u vendos ne skenë në Vienë në Dhjetor të 1867, por për një gabim në interpretim ajo shkoi shumë keq. 6 muaj më vonë, performanca që përfshinte 6 kohë, u performua në Katedralen e Bremen e drejtuar nga vetë Brahms dhe suksesi që pati, shënoi një pikë kthese në karrierën e kompozitorit. Versioni final me 7 kohë u interpretua për herë të parë në 18 shkurt 1869.
Libreti I kësaj vepre është mbledhur nga vetë Brahms dhe teksti është marrë nga Bibla Luteriane Gjermane dhe ndryshe nga tradicionalja, teksti është në gjermanisht. Fjala "Gjermane" në titull I referohet pikërisht përdorimit të gjuhës dhe Brahms është shprehur që ai do të kishte preferuar ta titullonte veprën "Ein menschliches Requiem" (Një requiem njerëzore).