Dua Lipa është emër i ri në muzikën britanike, por mesa duket vajza me origjinë kosovare ndoshta është duke ndjekur hapat e suksesit të këngëtares Rita Ora.
Vetëm pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën e saj të parë në titullin “New Love”, pasi ka tentuar të sjellë në versionin e saj një sërë këngësh të kënduara më parë nga artistë të tjerë në YouTube.
E mesa duket Dua ka arritur të godasë anëtarët e grupit të njohur “Maroon 5” me këngën e saj. Ata e kanë shpërndarë këngën e Lipës në faqen e tyre zyrtare në Facebook duke shkruar:
“Një artiste e re e mrekullueshme të cilën ne e duam. Dëgjoni këngën më të fundit nga Dua Lipa,”-është shkruar në profilin e grupit Maroon 5 në Facebook. Dua ka debutuar për herë të parë në vitin 2013 kur u përzgjodh nga juria e “X-Factor UK”, për të qenë zëri i promos së atij edicioni.

/Shqiptarja.com