Kim Kardashian dhe piloti i Formula 1, Lewis Hamilton, po përjetojnë një romancë. Sipas The Sun, 45-vjeçarja fluturoi drejt Mbretërisë së Bashkuar për të kaluar një fundjavë me Hamilton në Estelle Manor, të shoqëruar nga tre truproja.
“Ajo kishte dy truproja me vete dhe Lewis një, por ata qëndruan më tutje”, tha një burim për median britanike. “Dy prej truprojave qëndronin jashtë derës së dhomës së tyre, kështu që askush nuk mund t’i shqetësonte.”
Kampioni shtatë herë i botës njihet prej vitesh me sipërmarrësen dhe ka pasur marrëdhënie të afërt edhe me ish-burrin e saj, Kanye West.
Kim mbërriti të shtunën pasdite në Aeroportin e Oksfordit, ku e prisnin dy makina, njëra për bagazhet e saj, para se t’i drejtohej Estelle Manor. Hamilton mbërriti me helikopter një orë më vonë.
Sipas një burimi për The Sun, ardhja e Kim ishte “shumë diskrete”.
Dyshja ndau një dhomë në rezidencën luksoze, ndërsa përdorën qendrën estetike dhe pishinën gjatë mbrëmjes, pasuar nga një darkë intime.
Komente





