Këngëtararja Jonida Maliqi ia doli me sukset të bënte Shqipërinë pjesë të 10 vendeve që do të konkurojnë në Natën Finale të Eurosong 2019 në Izrael.
Jonida spikati me zërin e saj potent, performancën elektrizuese, veshjen e saj të mirëmenduar dhe e gjithë kjo u harmonizua me skenografinë që i jepte më tepër rritëm dhe ndjenjë performancës.
Këngëtarja këndoi e rrethuar nga dritat kuq e zi dhe mes zjarresh. Në pak sekonda u shfaq edhe shqiponja ndërsa pas saj foleja me disa kërcimtarë.
Jonida konkurroi e 14 në rradhë dhe tashmë pritet performanca e saj nesër mbrëma.
Komento