Një shtatore 5 metra e lartë e 
Skënderbeut ngrihet në Paris 

Një shtatore 5 metra e lartë e <br />Skënderbeut ngrihet në Paris 
Një shtatore me lartësinë rreth 5 metra pritet të ngrihet në një shesh të Parisit që nga viti 1977 mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. 

Për realizimin e kësaj vepre në sheshin e quajtur Skanderbeg të zonës 19 të Parisit është përzgjedhur skulptori i talentuar shqiptar Agim Rada. 

Ai pohon për Report TV se sapo ka përfunduar punën me bocetin. Për pak ditë Agim Rada do të nis të modelojë edhe statutujën në lartësinë reale.


skenderbeu restaurimi
 Skulptori Agim Rada 
sheshi
  Sheshi ''Skanderbeg'' në Paris

skenderbeu restaurimi
  Boceti i shtatores

Skulptori nuk e ka konceptuar Skënderbeun që të jetë thjesht një luftëtar me një shpatë në dorë e që ka mundur turqit, por me të gjitha dimensionet e tij si një nga figurat më të njohura historike në Europë. 

Ndër 10 bocetet që ka bërë skulptori Agim Rada ka zgjedhur atë ku Heroi ynë Kombëtar qëndron me kokën lart. Me këtë imazh skulptori synon të paraqesë vizionin largpamës të Skënderbut të Parisit.

Në shtatoren e Skënderbeut nuk do të mungojë edhe kryqi e shqiponja, simbol i stemës së Kastriotëve. Shtatorja me lartësi rreth 5 metra e Skënderbeut pritet të vendoset në Paris rreth muajit nëntor të këtij viti.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm