Një talent tjetër shqiptar mund
të bëhet pjesë e Seria A

Një talent tjetër shqiptar mund<br />të bëhet pjesë e Seria A
Seria A, është një kampionat ku futbollistët shqiptarë jo vetëm që po promovohen rregullisht, por gjithashtu edhe po shkëlqejnë, duke u bërë të rëndësishëm për skuadrat ku luajnë.

Këtë herë bëhet fjalë për Emanuele Ndoj, futbollistin shqiptar të Brescia, për të cilin shumë skuadra në Seria A janë duke shfaqur interes.

Konfirmimi për interesin e shfaqur nga skuadrat e mëdha italiane vjen nga administratori i klubit të Brescia, i cili shprehet se shpreson që lojtari të qëndroi deri në përfundimin e sezonit dhe pse mund të shitet gjatë merkatos së janarit.

Ndërkohë vetë Ndroj është shprehur i lumtur te Brescia dhe së është duke kërkuar gjithmonë e më shumë të përmirësohet në minutat që ka në fushë. Ndërkohë i pyetur për merkaton, ai shprehet se kënaqet kur dëgjon gjëra të tilla, por tregon se për momentin qëllimi i tij është të bëj sa më mirë me fanellën e Brescia.

Emanuele Ndroj, u transferua në 2016 nga akademia e Romës drejt asaj të Brescias me një karton që kushtonte 1.2 milionë euro. Momentalisht lojtari është duke u vëzhguar edhe nga stafi i trajnerit De Biazi.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene