VATIKAN, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Me mijëra të apasionuar të tangos do të kërcejnë sot në sheshin Shën Pjetri në Romë nën ritmin e harmonikave duke iu përgjigjur ftesës së bërë në rrjetet sociale për të festuar 78 vjetorin e papës argjentinas.
Me të mbërritur papa Françesku në shesh, disa valëvitën një shall të bardhë, disa të tjerë mes 13 mijë besimtarëve të pranishëm i ofruan një tortë, ndërsa disa i dhanë "mate", pije tradicionale argjentinase.
Rreth mesditës, gjatë kohës së shperndarjes së njerëzve kur largohet papa, kërcimtarët do të luajnë në shesh disa nga pjesët e preferuara të Jorge Bergoglio.
"Të kërcesh për papën është dhurata jonë", thotë Cristina Carmorani, profesoreshë kërcimi në Conventello, pranë Ravenës (verilindje), që ka qenë edhe nismëtare e iniciativës "një tango për Françeskun" në rrjetin social "Facebook"./
/G.S/
/Shqiptarja.com