/ATSH-AFP/ - Një tërmet me magnitudë 7,0 ballë të shkallës Rihter goditi sot një rajon malor të izoluar në lindje të Indonezisë duke dëmtuar disa ndërtesa, ndërkohë që një adoleshent rezulton i zhdukur, sipas një bilanci paraprak të autoriteteve.
"Tërmeti që ndodhi rreth orës 21:41 GMT u lokalizua rreth 250 kilometra në perëndim të kryeqytetit të rajonit Jayapura, kryeqytet i provincës së Papuazisë dhe në një thellësi prej 52 kilometrash", sipas USGS.
"Tërmeti u ndje shumë përgjatë katër sekondave", deklaroi zëdhënësi i agjencisë indoneziane për situatat urgjente, Sutopo Purwo Nugroho.