/ATSH-ANSA/ - Një tërmet me magnitudë 3,3 gradë të shkallës Rihter goditi sot në orën lokale 08:32 rajonin e Atikës dhe disa lagje të Athinës.

Epiqendra e tërmetit sipas sizmografëve të Institutit Gjeodinamik të Universitetit të Athinës u lokalizua në Marusi, lagje luksi në veri të kryeqytetit grek, ndërkohë që ipoqendra kishte një thellësi prej pesë kilometrash.

Nuk ka ende njoftime për viktima apo dëme materiale.