Jori Delli është një modele me origjinë shqiptare mjaft e njohur në Itali për fotot e saj provokuese që publikon në rrjetet sociale. Së fundmi Jori u është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjetet sociale duke u shuar atyre kuriozitetin mbi ngacmimet që ka nga futbollistët dhe preferencat e saj.
E pyetur nëse e ngacmojnë lojtarë të Serisë A, Delli gjeti rastin të sumonte edhe ish-mbrojtësin kuqezi, Leonado Bonucci. “Po, nga Milano në Torino, por nga ata të Milanit nuk më ka shkruar njeri, ndërsa nga të Juves shumë. Bonucci? Nuk e kuptoj sesi ia dhamë shiritin e kapitenit kur në të kaluarën nuk kishte luajtur kurrë me Milanin. Persona të tillë më mirë t’i humbësh,”- shkruan shqiptarja.
Më tej ajo rrëfeu gjithashtu se e ka ngacmuar edhe një pilot i Moto GP, por ka preferuar të mos e tregojë emrin.