Një tjetër familje “festoi” natën
 e Viti të Ri me tryezën bosh

Një tjetër familje “festoi” natën<br /> e Viti të Ri me tryezën bosh
Ashtu si shumë familje të cilat nga pamundësia ekonomike nuk mundën të shtrojnë tavolinën natën e ndërrimit të viteve, edhe familja Kamshi në Lezhë, nuk mundi të festonte.

Familja prej 8 anëtarësh banon në lagjen "Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës, në kushte jashtëzakonisht të vështira, që shkojnë deri në kufijtë e mbijetesës. Pamjet e fokusuara nga kamera e Report tv brenda shtëpise së varfër të kësaj familjeje, të lënë pa fjalë.

lezhe familja varfer

Edhe ato pak orendi shtëpiake që gjenden brenda saj ua kanë falur të tjetër ndërsa disa të tjera i kanë gjetur. Ndërkohe sfida e e përditshme është sigurimi i ushqimit të fëmijeve, ku një ndihmë e madhe për ta janë banorët e zonës, të cilët janë kryesisht të ardhur nga Mirdita.

Të gjithë janë të papunë dhe e vetmja e ardhur për ta është ndihma ekonomike prej 6300 leke ne muaj, e cila nuk mjafton as për të siguruar buken e gojes. Sipas kryefamiljarit, Pjetër Kamshi, kjo familje ka sot 16 milion leke borxhe, para që u përdorin për kurimin e tij dy vite më parë, teksa vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sot 6 fëmijët e mitur të kësaj famije po vuajnë për bukën e gojës, ndërsa apeli i tyre i drejtohet çdo istucioni apo individi që ka mundësi të kontribojë për t’i ndihmuar.

lezhe familja varfer

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)