Një tjetër familje shqiptare është evakuar nga lufta në Gaza. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Igli Hasani i cili shkruan në rrjete sociale se dy prindërit dhe katër fëmijët e tyre të mitur do t’i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji.
"Më në fund, Eiadi, gruaja e tij dhe katër fëmijët e tyre të mitur u larguan nga Gaza dhe do t'i bashkohen pjesës tjetër të familjes që kanë mbërritur në Shqipëri në fillim të këtij muaji. Operacioni sfidues përfundoi me sukses sot në mesditë, falë bashkëpunimit të diplomatëve tanë në Tel Aviv dhe Kajro si dhe Ministrive të Jashtme të Izraelit dhe Egjiptit. Mirënjohje të gjithë kolegëve të përfshirë në këtë proces", shkruan ai.
Më herët nga lufta në Gaza janë shpëtuar një nënë me katër fëmijët e saj të mitur.
Lajmi në përditësim