
Foto nga Gazetarët në Gaza
Tre gazetarë janë vrarë sot në Rripin e Gazës. Kjo është bërë e ditur nga qeveria e Hamasit. Midis tyre, Hamza Wael Dahdouh është një nga djemtë e kreut të Al Jazeera në Rrip, Wael al Dahdouh, i cili tashmë ka humbur shumë nga familja e tij në bombardimet izralite.
Hamza Wael Dahdouh dhe Moustafa Thuraya humbën jetën teksa udhëtonin me makinë për të mbuluar një lajm në Rafah, ndërsa një fotoreporter, Ali Salem Abu Ajwa, vdiq në një sulm ajror në qytetin e Gazës.
Qeveria e Hamasit në Gaza ka lëshuar një deklaratë në të cilën u kërkon "sindikatat e shtypit dhe medias, organet ligjore dhe organizatat e të drejtave të njeriut të dënojnë këtë krim dhe të denoncojnë përsëritjen e tij nga okupatori".
Sipas Hamasit, Izraeli vrau qëllimisht gazetarë për të "terrorizuar" kolegët për të ndaluar raportimin nga Gaza
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vriten 2 gazetarë në Gaza! Policia izraelite vret 4 vjeçaren palestineze në Jeruzalemin Lindor







