Prishtine - Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, ka marrë sot edhe zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit. Ai mori detyrën nga komandanti i deritanishëm, gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.
Detyra iu dorëzua në një ceremoni në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku ndër të tjerë kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.
Gjeneralmajor Barduani do të jetë komandanti i 29-të i KFOR-it dhe pritet të jetë në këtë detyrë për një periudhë njëvjeçare. Barduani do të jetë gjenerali i 14-të italian që komandon misionin e KFOR-it. Ai ka pasur karrierë të gjatë si brenda dhe jashtë Italisë. Posti i tij i fundit ishte në kabinetin e ministrit të Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto, ku shërbeu si shefi i politikës së mbrojtjes.
Aktualisht KFOR-i ka mbi 4.400 trupa ushtarake në Kosovë.
NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
19 Janar, 16:53
-
Kosovë/ Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it
18 Janar, 20:20
-
Rreziku nga Rusia, ish-ministrja e Jashtme: Perëndimi urgjentisht ta pranojë Kosovën në NATO
3 Janar, 22:12
-
Kosovë/ KFOR-i amerikan patrullon në veri
1 Janar, 20:27
-
KFOR-i hedh poshtë raportimet se ua ndaloi zyrtarëve hyrjen në Komunën e Leposaviçit
16 Dhjetor 2024, 09:59
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
10 Dhjetor 2024, 16:31
-
Turqia dislokon afër 350 trupa në Kosovë
8 Dhjetor 2024, 18:23
-
Augustin Palokaj: Absurditeti i BE-së: Kosova është viktimë e sulmeve terroriste, por me sanksione
2 Dhjetor 2024, 16:29
-
Shpërthimi në Zubin Potok, KFOR refuzon kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në veri
2 Dhjetor 2024, 09:05
-
Jakin Marena: Pakti ‘toksik’ Kurti-Vuçiç që prodhon kriza, vota e pushtet
30 Nëntor 2024, 21:33
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor 2024, 11:35
-
NATO: Situata e sigurisë në Kosovë është ende e paqëndrueshme
25 Tetor 2024, 19:32