VIDEO/ Një tjetër moment kur shpërthen celulari i telekomanduar i një anëtari të Hezbollah! Gjëmim, ulërima, tym dhe njerëz të shtrirë

Liban- Këto janë pamjet e reja nga shpërthimet e telekomanduara të eksplozivëve të montuar në grupin e mini-celularëve të shpërndarë për organizatën Hezbollah dje në Liban, më 17 Shtator (që funksionojnë edhe si radio komunikimi apo Biper).

Momenti fatal kur shpërthen një tjetër telefon bombë në ambientet e një dyqani, teksa një grua është duke punuar. Panik total, tym, zhurmë, ulërima dhe sigurisht të lënduar e shkatërrime.

Video e publikuar nga rrjeti televiziv “News Nation” ditën e sotme (18 Shtator), tregon edhe pasojat e shpërthimit të organizuar, që është aktivizuar në të njëjtën kohë nëpërmjet një kodi sekret që kanë pasur telefonat, (për të cilën ekspertët e kibernetikës po punojnë ta zbulojnë se si).

Dyshimet janë se aparatet kanë pasur të instaluar brenda tyre një program sekret që merrte komandë të njëkohshme dhe ishin të lidhura mes tyre në rrjet, duke aktivizuar eksplozivin e vendosur.

Deri tani mediat ndërkombëtare raportojnë se të paktën 9 persona u vranë (disa media shkruajnë për rreth 18 viktima) dhe mijëra të tjerë u plagosën pas një sulmi të koordinuar që shkaktoi shpërthimin e telefonave sekretë apo pajisjeve të komunikimit të përdorura nga Hezbollahu, nga ku anëtarët merrnin komanda. Numri i shpërthimeve deklarohet 10 mijë shpërthime.

Por zyrtarisht deri tani janë raportuar 3 mijë të plagosur (numri nuk është ende zyrtar dhe i saktë), nga të cilët 200 me lëndime serioze dhe që po trajtohen nëpër spitale, kurse 500 prej tyre kanë humbur shikimin.

Tracy Walder, një ish-oficere e CIA-s dhe FBI-së, thotë se “sulmi do të ketë një ndikim psikologjik mbi grupin terrorist për dekada dhe ata do të duhet të gjejnë mënyra të reja për të komunikuar”.

Hezbollah dhe Libani kanë fajësuar Izraelin se qëndron pas këtij sulmi, teksa po ndiqen gjurmët e rrjetit ku janë prodhuar, kush i shiti dhe shpërndau tek anëtarët dhe cili prej tyre është “nishani” që Mossad ka përdorur.

Një tjetër moment shpërthimi


Lajmi kryesor:

Shpërthimi i mijëra 'biper' të grupit Hezbollah në Liban, u prodhuan në Budapest! Libani konfirmon 12 viktima dhe rreth 2800 të plagosur, 500 anëtarë humbin shikimin


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen