Një tjetër natë ‘lufte’ mes flakëve për banorët e Korinthias në Greqi, zjarri ‘lë pas’ 40 mijë hektarë toke të djegura, tymi mbyt edhe Athinën

Një tjetër natë ‘lufte’ mes flakëve për banorët e Korinthias në Greqi, zjarri ‘lë pas’ 40 mijë hektarë toke të djegura, tymi mbyt edhe Athinën

Ishte një tjetër natë e vështirë për banorët e Korinthias në Greqi pas zjarrit që “shpërtheu” dy ditë më parë.

Në “luftë” me erën, kohën dhe flakët, 278 zjarrfikësit nuk kanë ndalur punën për asnjë sekondë! Megjithatë tashmë, zjarri ka kapluar rreth 40 mijë hektarë toke duke lënë pas të djegura, shtëpi, prona dhe pemë.

Qindra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre në mëshirë të “zjarrit” dhe janë larguar drejt Athinës për të gjetur shpëtim dhe pak ajër të pastë, por tymi i ka “ndjekur” deri atje!

Tymi ka mbytur edhe Athinën! Korinthia ndodhet 80 kilometra larg kryeqytetit grek, duke bërë që tymi nga zjarri të mjegullojë edhe Athinën.

Pamjet “zi” të pasojave dhe “plagëve” që zjarri po lë në tokën greke trishtojnë.

Sipas banorëve të zonës së Korinthias, të cilët kanë ndarë eksperiencat e tmerrit këto 48 orë për mikrofonat e mediave, rrëfejnë se gjithçka ndodhi nga “dora njerëzore”.

Fatmirësisht pavarësisht dëmeve materiale, asnjë jetë njerëzore nuk është humbur.

Zjarri nisi, mbrëmjen e 19 majit, rreth orës 10, ku një i moshuar i vuri flakën disa degëve ulliri. Pasi këtij momenti... “lufta” nuk po merr fund.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:49
Flakët i ‘përpijnë’ shtëpinë këngëtares greke, Arguraki: Ato kthehen sërish, njerëzit jo

Në gjendje të rënduar psikologjike është këngëtarja e njohur greke Besy Arguraki, pasi shtëpia e saj është djegur nga zjarri i pamëshirshme, në Korinthia të Greqisë.

Duke folur për mediat greke, me zë që i dridhej këngëtarja tha se ajo vetë nuk ndodhej në shtëpi në ato momente dhe se ishin komshinjtë ata që i treguan lidhur me ngjarjen e trishtë.

“Mezi flas në këto momente, do iki të shoh shtëpinë. Më dërguan komshinjtë fotografi. Gjatë darkës flakët “hëngrën” shtëpinë time, por dua ta shoh nga afër. Më lajmëruan njerëzit e mi te afërt te cilët ende po mundohen të mbrojnë shtëpitë e tyre. Shtëpitë bëhen prapa njerëzit jo, kjo është me rëndësi.”, tha ajo për mediat.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës